Mittwoch, 4. Dezember 2019

Namik Selmani: KUR PREK ÇAMËRINË

Namik Selmani

Kur prek Çamërinë

Nuk dua buzuqet ku ngrihet dallga e këngës
Kur pjatat thyhen nga hapat e valles palikare.
Dua të shtrihem qoftë një natë në Tokën e Ëndrrës
Në Globoçarin çam të zgjohem mes portokalleve.

Nuk dua të më mbeten sytë ziliqarë pas vetrine.
As të shoh markat e makinave luksoze në semaforë.
Dua aromë borziloku e manxurani në vatra Çamërie
Të mos më vijë droje nga loti i mallit parajsor. 

Nuk dua të shoh tragetet  e mbushura me reklama.
Nuk kam nevojë për tabelat që tregojë rrugë.
Ja këndej xhixho Rexhua ecte mes mjegullave të bardha.
Me një këngë dashurie si trëndafili në buzë.

Sikur shoh lotë nënash që derdheshin atë ditë qershori
Tek linin pas krahëve tym lufte, furrat dhe pragjet.
Dua të vë në  flokë kurorë me lule shege e ftoi.
Të prek duardridhur livadhet, arrat, fiqtë e bajamet.

Mos më shihni si lypsare ne sy të trishtuar mëshire!
Kam shushurimën e krojeve në brigjeve të blerta.
Në palcën e palcës kam Jonin me rreze drite.
Kam amanetin që vjen në zemër si lule të freskëta.

Dhiolitë presin, presin për Festën e Kthimit
Në rrënoja gurësh ka ende ce djepe të fshehur.
Gurët e luturvive edhe me gjokset do i lëvizim
Për ëndrrën e shpirtit  që si moshkall është mbledhur.
_______
Dhiolitë-orkestra popullore që përdoreshin ë Çamëri
Luturvi-punishte për vaj ulliri
Moshkall-peng. lëmsh, brengë.

Samstag, 5. Oktober 2019

Isuf S. Hoxha: ÇAMËRISË

Isuf S. Hoxha

ÇAMËRISË

Atje ku kufomat
S’kanë kokë mbi supe
Aty ku klithmat i bart era
Në djep i përkund toka
Me ninulla në gjumë i vë historia
Aty ku ëndrrat s’kanë çarçaf
Aty ku grurit i vije era gjak
Aty ku ujit i vije era baltë
Aty ku kullotat janë pa berra
Aty ku buzëqeshja shtegtoi nga buza
Pse e shurdhët qe Evropa
Sytë mbylli turpin e vet mos shihte
Atje o vëllezër do lulëzoje jeta
Atje shkëmbinjtë do flasin shqip
Atje do rriten lulëkuqet prapë
Atje shqipja do fluturon e qetë qiellit
Po kjo është e jona Çamëria.