Sonntag, 24. April 2011

Hasan Qyqalla: ÇAMËRI


ÇAMËRI


Urin do shuaj me baltë
Etjen në krojet palcguri
Do shuaj mallin e flaktë
Në kalan dritëvajguri...!

Kuror lulesh pa çati
Ngopë shpirtin n’atdhe
T’frymoj shqim n’liri
Zgjohu Çamëri, pse fle!?

Besën vë peng n’asht
Pika gjaku n’epruvetë
Ndajë shtratin në kashtë
T’ndajm breng e jetë!

Të gjallët për Besë vdesin
Të vdekurit do ringjallen
Kujtimet ngrirë të mbesin
Engjujt vargojn Avra-lagjen!

Rita Saliu: TE URA PER NE ÇAMERI


TE URA PER NE ÇAMERI

Takova mretëreshën Teutë
tek priste delegatët e Pavarësisë
derisa Bilal Xhaferi i dhuronte lule

Me Konstandinin me Doruntinën
te Ura e Shenjtë hidhte valle Rozafa
te Molla e Kuqe priste Nëna Terezë

Në Kuvendin në Kala te Rozafës
Naimi, Fishta, Samiu, Mjeda, Dara,
Skiroi, Noli, Çabeji, Ymeri, Poradeci,
Rugova,
shkruanin ALFABETIN E Lirisë

Në gjithë boten mblodha lule
në majat e Bjeshkëve te Nemuna
te Molla e Kuqe rruges Egnacia
arrita në Anadoll

kalova oqeanet deri në Amerikë
u ktheva prapë, prapë shkova në Nish
në Kalabri e Sicili
dhe ktheva për në Çamëri
ku me thanë Zara ka mbetur jetime

Vazhdova të ecja drejt nënës
që më priste buzë detit
për të më kthyer në Dardani
aty ku është ngulitur rrënja

Mittwoch, 6. April 2011

Fehmi Berisha: DUA TË KËRCEJ VALLEN E OSMAN TAKËS

                                Fehmi Berisha


DUA TË KËRCEJ VALLEN E OSMAN TAKËS

Ngjeshur në fijen më të hollë të kujtesës
Lëviz me dhimbje nën ullirin plak
Afrohem pran rrënjëve të tij
Degët e thyera kullojnë gjak...

Lidhë fijet e mallit flokëve të shekullit mizor
Siç lidhi Zerva kokat e burrave patriot
Në shiritin e zi të historisë
Që ende sot në shekullin njëzetenjë
Nuk po lidhen fijet e arsyes
Penjtë e dashurisë janë ndryshkur ndër varre...

Ngjeshur në fijen më të hollë të dhëmbjes
Shëtis njollave të ajrit të murrmë
Ngjyratë janë shpërbërë në koleksion të heshtjes...
Në bahçen e bilbilave dëgjoj këngën e Celo Mezanit

Eh, ç`më pihet një gotë raki,mendjen të turbullojë
Dua të kërcej vallen e Osman Takes...
E kostumi është mykur, ka kohë që nuk vishet...

Ku jeni o vëllëzër Cam,eni të këndojmë së bashku
Në sheshin e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit
Fjala më çelë nga thellësi e shpirtit

Na bashkon gjaku,gjuha,kënga,ideali,
Kosovë e Camëri jemi një!

Shaip Beqiri: ÇAMËRIA

Poeti Shaip Beqiri


ÇAMËRIA

Ajo ë midis emrit tënd
Si syri me thikën ngulur
Si lulja me gjarprin rrotull
Si gjëma që djeg mishin të gjallë
Dhe gjakun që mpikset ngadalë

Çdo plagë e hapur
Zinë tënde ka brenda
Dhe ankthin tim breg

Ç`thonë bubullimat e tua
Që kurmin ta shkallmuan

Ëndërr në çengel stuhish

Ç`udhë të dëftuan vetëtimat
Tokë e kruspulluar në vete

Sa gjatë të lamë
Sa thellë të çanë
Oh përse të qamë

Ti mbajte frymën mbi vala
Kur vetulla urash të ranë
Ndër humnera të gjalla
Dhe skundra të preu ballin
Atlantidë e re shqiptare

Prapa flatrave të tua
Ndër re e mjegulla të mpira
Çel dita ime me bebëza të ngrira

Zemra t`u bë herbarium baladash



Rrustem Geci: POEZI ME ÇAMËRI

Rrustem Geci
 

POEZI ME ÇAMËRI
 

LUTJA E ÇAMIT

A më lë o tokë të qaj
unë dua tek t´i një varr
unë dua këtu të vritem
gjaku im të mos thaj

Gurë gjyshi kam këtu
në beteja i ka mbjellur
brenda ka disa këngë
gjyshi im i ka shkruar

A më do o tokë për vete
a më pranon të vdes këtu
të betohem jam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu

A më lë o tokë të dua
gjaku i varreve më troket
guri gjyshit atje brenda
ngritu o bir, më thërret!..



TTROKITJE ÇAME

Në këngët me Çamëri
Fjalës i bien drithma
Djersë të ftofta kohe
Të rëna të përgjakëta

Në këngët me Çamëri
Populli i vogël çam
Çdo ditë i bie daulles
Se toka e tij nuk flë

Në këngët me Çamëri
Të trojeve të ilirisë
Çami tregon Greqinë
Lirinë e tij të shkelur

Në këngët me Çamëri
Prej ku nis Çamëria
Plot lule gjaknxehta
Me këngë çame çelin
 
 

Ç A M Ë T

Çame , Çame, Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet bar me vesë
tek bie dielli po të pres

Çame , Çame , Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të korra në një lëmë!

Çame , Çame , Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është gjaku në flamur

Çame , Çame , Çamëri
ti moj je njëmijë hijeshi
këngën mos e lë të qaj
jepi gjakun të mos thaj



P R E V E Z A

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Zot të fatit të jemi vetë

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje kombi im
Shqipëri jam tokë e det

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Babë dielli dhe flamuri
Çamërisë i jepin shëndet

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
S´ ka Greqi në Çamëri
Tokë e Çamit, Shqipëri!..

Fatmir Muja: TRËNDAFILI I ÇAMËRISË

Fatmir Muja


TRËNDAFILI I ÇAMËRISË

Ah Trëndafil i Çamërisë
Te Qafa e Botës u nda bota jonë
E unë shumëherë u turpërova pranë fletës së bardhë
Që m’u desh ta mbush me shkronjat e zeza të pafuqisë
Shumë herë u turpërova nga dheu pa mëmë e mëma pa dhe
Se njërën pa tjetrën se quaja dot mëmëdhe

Një natë në ëndërr m’i pëshpërite ca fjalë të qëmotshme:
Më the: "Jemi tre: ti, unë e dhimbja.
Nëse vjen, dhimbjen do ta mund me ty
Nëse s’vjen, dhimbja do na mundë të dy"
Të thashë: ja ku jam, po flasim me një zë
Por ëndrra na iku e ne s’ishim Një


Ah Trëndafil i Çamërisë!
Do të doja të më shponin gjembat tu
Që ta ndjeja afërsinë tënde thellë në brendinë e qenies
Që trupi im të përgjakej për hir të aromës sate
Se shpirti i mërzitur nga mungesa e asaj që do
I ngjanë shpirtit të mërzitur nga prania e asaj që nuk e do
E prania e jetës pa ty, më bënë që asnjë pamje të mos m’i kënaq këta sy


Mbase nuk di të shkruaj por dhimbja më bëri poet
Këto fjalë nuk vijnë në botë nga lapsi por nga malli i ndarjes
Si mund të bëjë trupi diçka që shpirti s’e mban brenda e tij?
Si mund të shkruaj e të mos jem vetë poezi?
Si mund të të puth edhe një herë o trëndafil në Çamëri?
E të mbahem mend si puthje e përgjakur në histori!


Njëzet e shtatë qershor!
Më shumë se njëzet e shtatë dhimbje për shpirtin njerëzor
Ky muaj që shënon mesin e vitit
Më bën të mendoj për ditën kur do ndahet trupi prej shpirtit
Trupin nuk mund t’ua lë amanet se ai i takon tokës
Shpirtin nuk mund t’ua lë amanet se ai i takon Qiellit
Amanet vetëm këtë poezi t’ua lexoni të gjithë njerëzve të mi
Për Trëndafilin tim të tharë në Çamëri
Nëse e kërkojnë përgjigjen time të fundit,
Mund ta gjejnë në pyetjet e mia,
A mund të mos shkaktojë dhimbje ndarja pa dëshirë?
A mund të mos ua kujtojë ndarjen fjala "lamtumirë"?

 
2010

Anjeza Sakaj: ÇAMËRI NJË AMANET!

Anjeza Sakaj


ÇAMËRI NJË AMANET!

Nata më rrembeu prej djepi
Lodrat mi shkeli me kembë
Dëshirat mi rrembeu
Motra vëllëzer s'me la askend.

Atje ku flaka perpiu zemrat,
Ku lotët udhët lan më dhëmbje,
Atje ku renkimet s'patën sosje,
Atje ku brenga s'pat ngushëllime.

Si mund të rrahi zemra e ngratë,
Ku cifla, cifla s'di ku mbeti,
Hija zezë më nuk la
Djep e shpirt pa e prek.

E rrugeve të Çamërisë endem sot,
Një varr kërkoj të gjej,
Mbi dhe të mbështes kokën,
Një tufë me lot mbi te të derdhë....

E ëndërrat aty ti hedhë,
Ti mbjellë në tokën e bekuar
Amaneti që na i la i pari,
Amanet për tu trashëguar.