Samstag, 7. November 2015
Arif Molliqi - Lamtumirë, Çamëri!
LAMTUMIRË, ÇAMËRI!
S´dua të jeni vetëm, në ketë pikëllim të pasosur
Kur dashuri e dashurive ju ndjek pas.
Nëpër kolonën e pa shpirt.
Ah, sa vështirë e keni ta thoni një fjalë
Ku po vemi, ku po vemi kështu?
Tepelenën, Janinën, Prevezën,... ku e lamë...?
Kur të ndjekin, o zot, ndjekjet plot mallkime
Kur fëmijët lanë rriten e u nisen.
Kur fëmijët u mësuar të hapin varre.
As një fjalë nuk e folën, vër me gojë nuk bënë
Veç Bilal Xhaferi i ri e tha një fjalë:
“Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi....
Lamtumirë, Çamëri!”
Pleqtë e lanë moshën e vet për ta zënë një moshë tjetër
Nëpër shtëpitë e vetmuara e lanë nga një fjalë harrimi
Kur digjen rrugët përpara prapa shkrumb e hi kënga
S´di a këndojnë apo vajtojnë. Do të dëshiroja të qaj
Dhe të qaj vetëm njëherë nga gëzimi për Çamërinë
Ajo është e vetmja në botë që e kupton zemrën time
Zemra që aq shumë i ngjasojnë njëra tjetrës
Dhe heqin shpirt për të njëjtin mall
Kur i shikojmë fotografitë tona në kolonë
Sa ngjashëm ecin fëmijët, nënat i bartin djepat
Dhe sa herë bie shi e borë
Na zgjohet harrimi trishtues nga Molla e Kuqe e Çamëria
Më shikimin e vashave që mbanë pëlhurën e bardhë për qefin.
Më shikimin e ftohtë që ia falin Tiranës.... një litar
Kur qeni zgërdhihet me ashtin e saj në gojë
Dhe udhëtimin qorr për mallin e mistershëm.
Ah, çamet e mi, shtegtuat cep me cep Epirit
Më gjuhen e ndrojtur më premtimin e zi si frymëzim
Kur vishet gujën e muhaxhirit dhe u niset nga veriu....
Kallnor, 2001
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen