Freitag, 14. Dezember 2012

Muhamet Luma: ULLI CAMERIE

 
ULLI CAMERIE

Trungu ne heshtje flet e pret shqip
Thelle rrenjet ne token qe shqip e fali Zoti
Nen hijen e tij defrehet gjaku i felliqur
Festojne orgjite e gjakut ciklopet mot pas moti

Koha e nje kombi nuk matet me vite te jetes se njeriut
Atedheu po rimekembet nga plaget e kohes
Neser edhe gjethet do te shushurisin shqip
Ne deget e ullirit mbi varre ciklopesh

Donnerstag, 11. Oktober 2012

Ramiz Kuqi: NË ÇAMËRI


NË ÇAMËRI

Do zbresim
Voglushi im
Me kalë të bardhë

Në arat
Kur gjyshi dikur
Mbillte misër grurë
E këndonte mbi flamur

Kur gjyshja
Në tëbane
Milte bagëtinë
Me shtrungë

Do shëtisim maleve
E te deti
Të na presëTeuta
Pa Dhimitër Farin

Ta ndezim një zjarr
Në mesnatë
Bubullimë

Kthehemi
Vogëlushi im
Me kalë të bardhë
Në Çamëri

 8.2.2008