NË PËRKUJTIM DHE RIKUJTIM TË PLAGËS SË MADHE KOMBËTARE - ÇAMËRISË DHE GJENOCIDIN SHOVEN GREK MBI ÇAMËT-ARBËROR, NË PËRVJETORIN DHE DATEN E DHIMBSHME 25-26 QESHOR, NDËRGJEGJËSIM PËR VETEN TONË!!!
AH, ÇAMËRI, PLAGËMADHE!
Mbyll plagë e hap shpresa,
një jetë na shkoi,
o Çamëri
dhe qebesa
as na zuri pendesa
e as na mbuloi harresa,
të paktën në vetngushëllim,
mirë po e di
por kam pak gulçim!!!
Eh, t´merrin ngarkuar,
gjakun vazhgë
e pezmin mbi supe,
plaçkat rrugës mbetën
shenja-ghurmë
për një rikthim të mundshëm
me shumë shpresë,
për besë!
I ramë rrotull
për më trup,
nga trishtimi me këngë,
mundoheshim
shpirtthyerjes t´i përgjigjemi
dhe, ec e ec
si në vendnumërim
aty ku ishim e këtu ku erdhëm
një Tokë paskësh qenë,
po pse s´na lanë pra,
gjakun kot e derdhëm?!
Vallë,
a kaq të vegjël jemi
në lëkurën tonë
e mendjepapërthekuar,
që t´mos njohim veten
sa na bëjnë të tjerët?!
Ev, ev, ev!
T´kurrje e ndërthurje
e shpesh nga naiviteti
me syrin e keç,
qenit të çartur
ia bëmë e zhbëmë,
tevona, ec e ndali kafshimet!
Sa Zerva,
karaiskaç e Xhavellë,
dreç i keç
pjellë për t´vjellë
se tradhëtitë
qebesa qojnë thellë!
Dikush blinte mbretër
me paranë hekur,
të tjerë si t´ishin tepër,
mendjemekur, tretur,
s´kuptuan lojen e vjetër
të dreçziut me mjekërr
në emër "besimi"
e shumë perfid qëllimi,
thikë me dy teha,
le t´priten mes veti
pastaj, vjen i treti!
Kurr më t´ngazëllyer
shekujve të urryer,
po s´mund t´kemi shum fytyra,
as maska, mynxyra
dhe as na duhet smira
kur nuk ngrehte gishti,
se gjarpëri nga bira
s´nxirret dot kah bishti!
Çamëri,
prej se shkoi Marko,
po po, Marko Boçari, Kapedani,
dikush fërkoj duart, këtej pari
se u lirua udha
për krijesat perfide,
nune të aleancave
të tradhëtive e ndërskamcave,
e nuk doli ndryshe
ngase edhe druhej,
me surrate dyshe,
pabesia ruhej!
Po kush po pretendon,
se paska mbyllur kapitull,
me shpallje inekzistente
dhe vulë violente,
qebesa gabon,
mund t´jetë i lajthitur,
se janë evidente
dhe gjithmonë prezente,
gjurmëtonat antike,
doke edhe rite,
djepa e themele muranash,
dhe jehonë
në shtatëlëkura tupanash?!
Ah, Toka Ime e djerrë
dhe emri im që mbanë gverr,
një shekull ag e terr,
lëmshlidhjen po e tjerrë!
E sot,
n´ktë Përvjetor
plot rënie-therror
po kërkoj me zë:
- Mjaft! Mjaft më!
Atje kemi trojet,
kemi gurrat, krojet,
lamë parmenda e pllugje
n´ato ara me lugje,
po nuk i lëmë qebesa
të hiqen nga kujtesa,
se aty kemi varret
që akoma thërrasin,
kemi dhe gjurmë-zjarret
e unat që kërcasin.
Çamë, Arbëror, Arvanitas,
në Troje Etnike,
në Shtetin që ngrehmë, Politas,
jemi Racë Antike
dhe duam ç´´ është jona,
dje, sot dhe tevona,
pa cenuar të tjerë
se çdo zgjidhje ka derë,
sa puna s´mori erë,
kërkojmë tonën Vlerë!
VS., 24.06.2011
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen