Freitag, 24. Juni 2011

Mentor Thaqi: POEZI PËR ÇAMËRINË

ÇAMËRI !

Më kanë thënë, e më thonë Çam,
rrugëve mbetë, pa djep, pa plang!
Rritë n´Janinë, e lindë n´Filat,
Fillorinë, për TY dhashë gjak!

Suliotë e Boçarë,
si t´ua dëgjoj këngën?!
Nëpër botë të shpërndarë,
shoh lotin, ndjejë dhëmbjen!

Me teh thike, bajonete,
kur na therën, kur na ndoqën,
Çamëri moj, Breza Jete,
që të mbahemi, u përpoqëm!

Qe një Natë e Zezë, me shi e skëterrë,
kur të lam Prevezë, ishte Ferr, plot t´merr!!!
Me këmbët plot gjak, erdhëm n´Labëri,
si andej që lamë, dhe k´tu ish Shqip´ri!

Për t´parë Varrin e Mëmës,
ah, ç´më dogji malli!
Nga vaji ja marrë këngës,
djersë e ftohtë m´rrjedhë nga balli!

Çamëri, ah Çamëri!
Pikë e zezë në Histori!
Nuk pajtohemi të ndëshkohemi,
n´Djepat tu t´mos rriten f´mijë!

Plaga ime plot një shekull,
po më rrjedhë gjak mbi vetull!
Mbetë pa prag, djep e plang!
Vallë, dhe Emrin e humba, ÇAM?!!!

Rohrbach, 26.09.2007




AH, JANINË, JANINË!

Mall për emër, kem,
zjarr në zemër,jem,
lavdi e nostalgji,
në letër t´bardhë me t´zi!
Edhe andej Gurit,
nën Hije t´Flamurit!

Ku më mbeti Fama?!
Një pyetje pushtuese.
Sa gjatë do jetë plaga?
Përgjigje trishtuese!
Artë e Fillorinë,
rreth zemre, Janinë!

Emri yt, Lavdia,
gjatë, në Troje t´mia!
Qënja ime e ndarë,
hesapë i pa larë.
Prevezë e Filat,
larë me lot e gjak!

Ah, Janinë, Janinë!
Dhe Bota të pat lakminë.
Fëmijëve emërtime:
Gjaninë e Zhaninë,
por, Ëndërr Sublime,
dhe plagë, për Shqipërinë!

Suliotë dhe Boçarë,
Çaparë e Picarë,
Selanik, Prevezë,
gjaku, i mbanë ndezë!
Ty, motra Vraninë,
ta ruajti Lavdinë!

Ali Pashë-Luani,
kjo Legjendë Ballkani,
me Kapedanë Shqiptarë,
Frashërllinjë, Boçarë, ...
Kala me Bedena,
një Trup me Shtatë Zemra!

E sot?! Katranosur!
Në Zi e plandosur!
Vrarë e syrgjynosur!
Në shpirtë e plagosur.
Me një Këngë-Vaji, Çama,
për Historinë, plot name!

Janinë, Motërmadhe,
o Zonjë, o Sorkadhe!
N´këtë 28 Nëntor,
duam t´zgjasim dorë,
që në një Nëntor tjetër,
t´këndojmë atë Hymn të Vjetër!!!

VS., 27.11.2010




NË ÇAMËRI, ATY DO VËMË!

Ka ca kohë, që Bregut t´Jonit,
vjen oshëtimë në Çamëri,
që nga jugu, nga Mesolongji!
A është Marko, a Fama e tij?!

Ah, Boçarë, ju Suliotë,
Nderi i Trollit, Nderi i Kombit,
pjesë t´shpërndara nëpër Botë.
Vallë, ju la Bekimi i Zotit?!

Kapedan e Gjeneral,
shpatën gj´veshur, n´dorë Grykëhollën!
Marko Boçari, vetë, mbi kalë.
- Jo, thotë, Emrit s´i lëmë njollën!

Oshëtimë e Krismë, ka emrin,
Bubulinën, krah të djathtë,
në Janinë, aty Kuvendin,
në Konak të Ali Pasha-së!

Vijnë Picarët e Çaparët,
Frashërllinjtë, ndër të parët,
Kollokotronët e Boçarët,
Tahir Abaz me komandarët!

- Do ja kthejmë Namin, Çamërisë!
Jemë Arbërorë, thonë, jem Shqiptarë.
Pabesia, thonë, e Greqisë,
gjër në palcë, thikën ka shparë!

Le t´na quajnë, si të donë,
Arvanitas, Çamë, Arbërorë!
Por, që jemë në Tokën Tonë,
e dijmë mirë dhe s´heqim dorë!

Ah, ju Çamë, n´daç Epirotë,
të shpërndarë, nëpër Botë,
kemë një Komb, një Gjuhë, një Zot!
Na bashkojnë fetë, jo s´na ndajnë dot!

Besa-Besë! Si n´kohë të hershme,
rreth Flamurit e Shqipes Mëmë,
në beteja e luftra t´ndershme,
në Çamëri, aty do vëmë!

VS-Villingen, 23.09.2010






ÇAMËRI, U KTHEVA PRAP!

Çamëri, u ktheva prap,
nuk mund t´lë në teh harrese,
t´kam në zemër, t´kam në gjak,
më mbanë gjallë një fije shprese!

Aty kam unë djepin tim,
të përmbysur afër pragut,
për të m´digjet shpirti im,
për atë emër n´themele t´gjakut!

Plot ninula, këngë për ty,
mi këndoi nëna në vaj,
s´i harroj kurrë ata sy,
gjithmonë t´njomë ia pashë asaj!

Se ç´më therë kjo plagë në zemër,
Çamëri moj, për nj´atë emër
dhe nga shpirti nxjerrë rënkim,
flakë e zjarr për atë Kushtrim!

Kudo jemi në skaj Bote,
në shpirtë therë, plaga jote,
që akoma s´i dhamë mbëltim,
ah, zemrën gërryen ky asimilim!

Oh medet, k´shtu më s´durohet!
T´shohësh trojet mbetur shkret,
jo jo, Arbëri nuk turpërohet,
të harroi Plangun e vet!

Po, për Besë e Nderë t´Shqiptarit,
zemra lëshon veç vetëtima,
për atë Trimëri t´Marko Boçarit,
Zanë mbi zana, vet Bubulina!

Për Janinë deri n´Prevezë,
zemra ime flakë është ndezë,
është plagosur, por nuk vdes,
për Bashkim rron me shumë Shpresë!!!

Mentor Thaqi VS., 25.01.2011




JU FLAS ME GJUHËN E ARGUMENTIT


( Aristidh Kolës )


( Shkoçitje mono-dialogu përkushtimor )

Kokë e pafjetur, netëve të zymta,
shpirtëligësia, helmin derdhë,
e, bota e ç´mëndur
as hamendjes, rendin s´ja di!
Ah, ju të paditur,
shpirtëngushtë në trupat tuaj!
Pse më mallkoni Gjuhën e Zotit,
e me të edhe themelet tuaja?!
Ju, pjellë jona ishit,
por, lakmia dhe ligësia,
në vetëdjallëzim ju shpuri!
Unë, kompleks vetes nuk i njoh,
e ju, më thoni vetëm një,
por, jo nga ato tuajat!
Çuditërisht, por e vërteta e mbyllur
brënda nuk rri,
kështu e vendosi Zotynë dhe juaji!
E unë, vetëm një predikues
i asaj që ju e dini, jam,
dhe, ua thëm sot,
që ju nesër vesh ta merrni,
me apo pa mua, ndërgjegjen e mugët,
kthjelltësia, do jua vret!
Veten, apo të tjerët në qafë,
ndoshta, të dya bashk,
vetëngarkesë joeduhur!
Të ardhmen e pashkruar,
që tani mund ta ndryshoni,
e të shkuarën, vetëm si ishte,
mund edhe të mos e doni!
Unë, i qetë jam, për fjalën time,
se borgjli, vetëm tokës sime i jam,
e helmësia, dhëmbët le ti zgërdhi!
Gjuha ime do të rrojë, si e para,
qebesa, edhe në gojët tuaja,
ashtu si e ligjëroi Homeri,
Pirrua e Marko Boçari!
Emri im, Aristidh Kola, arbëror-epirotas,
me rrënjë e trung në Tokën time,
që nga pellazgjikja ime sublime!!!


Rohrbach, 06.09.2010




KOMBI IM ME 7 PLAGË, VERTIKAL!

Pasha shtatë plagët e mia!
Betohet sot, Arbëria,
Trupi, ky Trungu im,
i shkoi shekujt në lëngim!

Shtatë plagë nga Gjergj Elezi,
me shtatë plagë Marko Boçari,
po po, shtatë dhe Jakup Ferri,
me shtatë plagë Adem Jashari!

Gjithësesi, shtatë plagë Kapedanësh
dhe si gjithmonë, vertikal,
me shtatë plagë kundër tiranësh,
Kolos të Mëdhenjë, sa një Mal!

Eh, këto plagët njerëzore,
plagë shumë të rënda kombëtare,
po mbahem në Tokën tonë Arbërore,
për Identitet e Gjuhë Amtare!

Ah, plagë e të rëndë të parë,
kam Plagën Arbëreshe,
nga Trungu me lot e gjak ndarë,
plagë e hapur 600 vjeçe!

Lan troje e vatra shkret,
nga ndjekja e çallmave aziate,
morrën iken, kaluan Det,
edhe sot n´sfida e persiatje!

Gangrenë në Trupin tim.
plagë Toplicë-Kosanica,
e hapur në Moskë e Berlin,
e rihapën shkiet me kapica!

Po në besë më preu Stambolli,
në aleancë-partner me dreq,
ilet e plagë në shpirtë më mbolli,
më plagosi e lëndoi shum keq!

Ah medet ai Sanxhak Nishi,
më therë n´shpirtë, më therë n´zemër,
kur kujtoj, më ngjethet mishi,
Muhaxher, më dhanë një emër!

Plagë e tretë është Çamëria,
me Arbërorët-Arvanitas,
plagë që vret ëndërrat e mia,
më mundon, më bën të plasë!

Aty, djepat e përmbysur,
bari më mbiu mbi Çati,
çdo agim më është i ngrysur,
lot e gjak më rrjedhë ndër sy!

Plagë të katërt kam Malësinë,
kam Tivarin me Shas, Ulqin,
Oso Kuken në atë Vraninë,
në atë Moraçë Isë Boletinë!

Eh, e pesta plagë e rëndë,
është Lugina e Preshevës,
sa herë vaji mu bë dhe këngë,
e sa herë kënga vajë i jetës?!

Plagë e gjashtë, ah Ilirida,
më rënkon Kështjellë e Shkupit,
Manastiri në luftë me shtriga,
nuk mbanë Dibra lojë të turpit!

Oh medet, dhimbje, shamatë,
plagë pas plage dhe sërish në këmbë,
në fund mora dhe një plagë të shtatë,
sot nga dhimbja, shtrëngoj dhëmbë!

Po cila është kjo plagë e shtata?!
Që dërmoi krejt Trungun tim!
Natyrisht se është Mërgata,
gjysma e Kombit në Mërgim!

Me 7 Plagë po mbahem rëndë,
në qëndrim vertikal,
Trung i lashtë, plaga të dhëmb,
por, ke Zemrën sa një Mal!

Erdhi koha t´shërojmë plagë,
duke quar Nderin n´vend,
Identitetin që na u përbaltë,
ta rikthejmë me një palë mend!

VS., 07.04.2011

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen