Poezi nga Rrahim Sadiku
Fryn ti erë nga Deti Jon
Mbi të bukurën tokën tonë,
Tej kufirit që na ndanë
Mbi të madhen Çamëri,
E shkon tej në thellësi…
E një etje se ç’më merr
E një mallë kam përherë!
E kujtimet më plagosin,
E dhembjet më prangosin…
O, e Madhja Çamëri,
E pafundmja dashuri!
Kudo botës kam shkuar,
Zemra më mbeti trazuar,
Prindërit në Ty kam lënë,
Nuk u bëra dot as gjëmë,
As një lule mbi varr s’u hodha
O, në zemër, thell, i mora!
E i sjell shpesh me pranverën,
I bekoj tek bekoj verën,
Tek shikoj të ashprat male,
Tek shkon dielli mengadale…
O, tek fryn, ti o erë Joni!
Ka kund si Çamëria?
Më besoni:
O, jo, s’ka, e di, do t’thoni!
Konispol, 1 korrik 2015
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen