ÇAMËRI
Çamëri sa shumë beteja u shkrinë ne ty
Nëpër mote ia dole të ruaje votër
Marko Boçari e shumë suljot
Atdheut i dolën gjithmonë Zot
Çamëri e jona Çamëri
Kurdoherë zemra loton për ty
Lidhim fate lidhim besë
Trung e degë frymojnë ndër vite
Çamëri kujtim ndër breza
Fletë e rënë në stinë dhembjesh
Fryt i ruajtur në loqkë të zemrës
Fjalë kumbon në pikë të qiellit
Çamëri në atdhe jehon këngë për ty
Moj e bukura More
Aromë e plagës mbulon mbi ne
Rrufe betejash famë për ne
Çamëri kohë e ligë të mbuloi ty
Ngushtuan rrugët në acarin e natës
Në libër mashtrim t`futën me ndredhi
Dëbuan fjalën shqipe pa kurorëzim
Çamëri lehon je ti
Shtat të bukur rrezon n`ardhmëri
Në hartën kombëtare kujtime ruan ti
Frymëmarrja raun emrin për liri
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen