Mittwoch, 9. September 2020

Ajne Ibërhysaj: NË ÇAMËRI ASHTI KULLON PËRJETËSI

Ajne Ibërhysaj
 
NË ÇAMËRI ASHTI KULLON PËRJETËSI 

Çamëri 
Lundron mbi rërën e zjarrtë të kohës 
Vitet mortore gdhenden me vijat e hartës 
Rrugët ndriçojnë horizontet e mjegullta 
Lotët bien e i njomin gjethet nën tokë 
Fusha e pafundme me qiell të venitur 
Shtëpitë pluskojnë terr 
E dritaret kërkojnë dritën 
Koha matë heshtjen e gjëmon stralli 
Dheu si një varr lundrues e varros qetësinë
E Ti mbetesh si lulja nën akull 
Çamëri 
Erërat të rrëmbejnë e valët lëshojnë klithmë 
Edhe paqja venitet përball teje 
Akujt shkrihen e mbijnë gjethnjomat 
Flet dhimbshëm arkitektura drithëruese 
Zgjon një zë 
Shekujt ringjallin mijëra melodi dhimbjesh

Në Çamëri ende lind dielli 
Ende tymon e këndohet pathosi Ilirik
Si bajrak prekë kraharorin e lumon qiellin 
Errën vitet e ashti kullon përjetësi 
Mbështjellë kohën si shpend i përgjakur
Shekujt dremitën e rruga njomet me gjethe dafine

 

1 Kommentar:

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen