Mittwoch, 16. September 2020

Djepat e djegur çam dhe lulet që mbajnë erën e gjakut

Shkruan: Mehmet Rrema

Disa fjalë rreth poezisë "Në Çamëri" të poetit Haxhi Muhaxheri

Sa herë të marrësh në dorë për të lexuar poezi nga Haxhi Muhaxheri, mbushesh me emocione për nga thellësia e mendimit që përcjellin, për nga mesazhi atdhetar që të sjellin dhe nga bukuria artistike e shprehjes..


NË ÇAMËRI

Në Çamëri  
sa herë që bie shi – ndizet qielli 
Lumi i Lotëve del nga shtrati 
dhe rritet deti

Atje – 
të gjitha lulet
mbajnë erën e gjakut

Në Çamëri – çdo natë 
dëgjohet vaji i fëmijëve
që djepat ua kanë djegur
dhe Perëndive u errën sytë

Atje –
më nuk këndohen ninulla
as Vallja e Osmat Takës luhet

Në Çamëri
Sa herë lind dielli
mbijnë lulet e shpresës
dhe ëndrrat përshpirten 
në rrethin e shtatë

Atje –
veç Zoti nuk është zën peng
__
02.06.2018


Një pëllumb, fluturon rreth vendit ku dikur fisi i tij kishin çrrdhen. Aty lëshonin vezët, i ngrohnin me kujdes, me kujdes nëne, të nënës që ka marrë,për sipër të ripërtërij jetën. Por aty tashmë ka dekada e shekuj që është dukur gjarpëri me dy gjuhë e katër kokë. Ka prishur çerdhen e pëllumbit, ka ngrënë vezet e biles ka ndryshuar dhe ngjyrën e puplave të pëllumbit. E ka bërë këtë, se nuk do, që në atë vend, të mbesë asnjë shenjë se dikur këtu ka qenë vendi i pëllumbave. Nuk do të ekzistojë asnjë shenjë e dëshmi se këtu nëse ndonjë ditë, pëllumbat që ikën, që mundën t'i shpëtojnë kafshimit të tij, të mund të kthehen e të ndërtojnë folenë. Kështu është rraca e gjarpërit të zi. Është ushqyer gjithë jetën me atë çfarë kanë pasur të tjerët. Pëllumbi i lutet shqiponjës, shqiponjës atje tek pisha në Llogara, atje të majë të Jezercës, në Majë të Hekurave, atje ku ka shtëpinë shqiponja, por edhe ajo ka kohë që vuan. Ka kohë që në luftën me bajlozët iu kanë plagosur të dy krahët. Edhe ajo lëngon në shtratin e sajë, duke u munduar, por plagët janë të thella e askush nuk erdhi t'ja mjekojë. Të gjitha premtimet u kthyen në pluhur, e pluhurin e mori era dhe e treti larg, ndoshta dhe pluhurit të mos i mbetej asnjë shenjë.
"...Sa herë bie shi / ndizet qielli..." - thotë poeti Haxhi Muhaxheri në vargjet e tij mbushur me diamante. E për fat të keq, ai shi, që shikon poeti ka ra në Çamëri prej kohësh. Ka ra shi e furtuna të pashembullta. Ka ra shi me zjarr që ka djegur e ka përvëluar gurin drurin tokën dhe njerëzit. Sa herë ai shi ka ra mbi popullsinë çame, ka ra si në asnjë vend tjetër të Evropës. Veç motra e saj ia din hallet. Ndaj, nuk ka se si të mos vërshojë e të dalë nga shtrati - Lumi i Lotëve / Sa herë bie shi...

Deti mbushet me lot… thotë poeti Haxhi Muhaxheri. Po mbushet me lotët e Doruntinës sepse ka mbetur e burgosur larg, në shtëpinë e gjarpërit e aty duhet të ndërroi lëkurën e të veshë atë të gjarpërit, nëse do të jetojë. E jetë,i thënçim. Jetë me lëkurë gjarpëri. Të jetojë e të harrojë veten, të mohojë gjuhën e nënës,të mohojë gjithçka vetëm për të marrë frymë... 
Sa herë bie shi… Po në Çamërinë e djegur, të vrarë, të dëbuar, të dhunuar; shiu, rrebeshet, furtunat, nuk kanë pushuar që më vitin 1913, kur fuqitë e mëdha të botës, krejt padrejtësisht, e shkëputën këtë degë nga trungu i saj. Dega e shkëputur u bë lodër në duart e shovinistëve grek të të gjitha ngjyrave. I vranë, i dogjën, i shpërgulën, i shpronësuan, u ndërruan gjuhën, u ndërruan emërin e vendbanimeve, përdorën të gjithë metodat më barbare për ta fshirë nga harta fjalën Çamëri. Ra shumë shi, u derdh shumë gjak e lot, sa Joni u mbush jo me ujin e kripur po me lotin e çamëve mbi të cilët u ushtua gjenocid i pa shoq, në sy të Evrupëzezës.


Lulet me erën e gjakut, djepat e djegur dhe vaji i fëmijëve çam.

...Atje të gjitha lulet
mbajnë erën e gjakut…


E çfar ere, çfarë arome mund të kenë lulet dhe gurët e rrugës, kur aty gjaku u derdh si shi me shtamba. Aty njerëzit u vranë për hobi. Fëmijët u nxorrën me bajinetën e pushkës nga barku i nënës. U përdor masakra më e pashembullt vetëm për të zhdukur një popull, pse qëndronte në trojet e veta. Aty lulet dhe ëndrrat kanë erë gjaku e dhimbje. Vetëm me gjashtë fjalë, të vendosura me kujdesin e diamantpunuesit, poeti Haxhi Muhaxheri e ka ngritur zërin e protestës deri në qiell. Kush poet më bukur se ai, vetëm me gjashtë fjalë do të ndërtonte një aktakuzë kaq të fortë e të drejtë...

...Në Çamëri – çdo natë 
dëgjohet vaji i fëmijëve
që djepat ua kanë djegur…


Është vetë toka që qan e rënkon, sepse në çdo pëllëmbë të asaj toke ka një krim. Qajnë dhe gurët e rrugës sepse, pranë çdo guri mund të jetë një muranë, për të treguar se aty një apo disa njerëz u flijuan për këtë tokë, aty u vra një burrë apo u dogj një fëmi. Ai vend qan e mallkon çdo natë barbarët që nga dhespoti Thanas,tek Deli Jaanaqi që kreu masakrën e egër në përroin e Salanit, të pasuar nga kriminelë të tjerë su Johan Metaxi, Gambeta e sa e sa të tjerë deri tek dhespoti i Janinës Spirdhoni, apo Zerva e Zervët e sotëm, të cilët, jo vetëm që nuk kanë guximin dhe ndërgjegjen njerëzore të pranojnë gjenocidin, por me metoda të sofistikuara e herë hapur duke demostruar gjuhën e të fortit, ushtojnë dhunë mbi çdo çam.


"...Perëndive u erren sytë" - thotë poeti

Po ku jeni o perëndi?! Ku jeni fshehur e nuk po dukeni, apo perpndinë e krijuan të fortit për të shtypur të dobëtit. Apo vërtetë jeni verbuar, siç thotë poeti, e nuk shikoni këto krime. Ndoshta dhe ju, perëndi, kei qarë kaq shumë sa nga kripa e lotit u janë errur, e verbuar sytë...

...Atje –
më nuk këndohen ninulla
as Vallja e Osmat Takës luhet...


Ninullat janë kthyer në vaj. Atje, në Çamëri ka vetëm vende të rënësh, të djegurish. Në vend të ninullave, këndohen këngë dhimbje Çamëri, moj Çamëri… dhe gurra e lotit shpërthen fuqishëm. Toka gjëmon, toka rënkon, toka dhemb, ndërsa Haxi Muhaxheri vetë me një varg ia ka treguar botës se çfarë ka bërë me veprimet e saj të dhunëshme, të vitit të zi 1913

Ka kohë që vallja e bukur e Osman Takës e ka humbur ritmin e sajë. Nuk ngjanë me atë të parën. Ca tinguj të çuditshëm, tinguj, që dëgjohen rëndom buzuqeve te Athinës, e ngatërrojnë melodinë e bukur e valltarët ngatërrojnë ritmin, por… Shovinistët grek u mu duan dhe arritën shumë të fshinin çdo gjë nga faqja e dheut që i përket një populli siç ëshyë Çamëria. Arritën shumë, por vetëm një gjë nuk mundën e nuk do të mundin. Të fshijnë shpirtin çam. Jo, atë nuk do të munden kurrë.
Vallja e Osman Takës luhet kudo e tingujt e sajë bien si çekan mbi kokat e qeveritarëve të sotëm grek.


Vallja e Osman Takes...

Poeti e sjellë në vargjet e tij këtë valle, ku valltari popullor, i lindur e rritur në këtë tokë, rritur duke lëruar arën e mbjellë bereqetin apo duke kullotur bagëtinë, ka mësuar dhe të këndojë e vallëzojë, sepse kënga e vallja në shekuj e kanë shoqëruar shqiptarin në ditë të mira e të vështira. Ai zgjedh pikërisht këtë valle ku valltari me lëvizjet e ti akrobatike duket dikur fluturon drejtë qiellit, ngrihet aq lart sa edhe shqiponjat e po ashtu,ulet  e prek tokën me forë. Kjo duket sikur ai bën një premtim. Duke goditur tokën dhe parë lart nga qielli ai duket se bën një premtim: "Për këtë tokë, e për këtë qiell, kurrë nuk kam për t'i lëshuar e as për t'i ndërruar këto troje". Thotë artisti popullor, të njëjtin premtim jep çdo shqiptar. Ai duket sikur është duke i thënë Evrupës. Në këtë tokë më kanë rënë të parët, këtu është e do të jetë vendi im. Nuk ia mora askujt, e nuk ia ap askujt, po ti moj Evropë ma grabite. Më fute thikën pas shpinë mua, mua që i vura gjoksin perandorisë e nuk e lashë të të prekë. E ndalova, po për dreq ajo më mbeti mua, të mbetur vetëm, pa asnjë ndihmë, në derë. Më mbajti të pushtuar gjatë aq gjatë sa ju u zhvilluat e unë mbeta në errësirë, e, kur erdhi puna që petandoria e zezë u shpërbë, mua më ktheu në mall. Më ktheu në mall e ju me këtë mall, kënaqët oreksin e të tjerëve. Më copëtuat, më kafshuat ashpër. Ju, zemërmirët në kurrizin e gjakun tim, që ende sot nuk keni guximin të pranoni padrejtësinë që keni bërë. Akoma sot nuk keni guximin të thoni na fal. Por vallja e Osman Takës do të vazhdoi të hidhet në këto troje, sepse vetëm këtu e në asnjë vend tjetër mund të hidhet kaq bukur. 
Poeti Haxhi Muhaxheri, nëpërmes vargjeve të tij të fuqishme, të fuqishme për nga pikëpamja logjike, thotë se këto valle e këto këngë, vetëm në trojet shqiptare mund të hidhen...

Tanë mori Tanë, Tanë mori e zeza Tanë, degjohet si vaji i mbytur që nuk dihet nga vjen. Dihet që buron në malet e bukura të jugut të Shqipërisë sepse atje është dhe burimi i dhembjeve. E Tana e di, por çfarë mund të bëjë, ku shqiponja e plagosur rënkon në shtratin e ftohtë dhe kur vetë ajo që e plagosi, Evrupë xeza, nuk ka kohë të merret as me lerdhen e pëllumbit as me Tanën. Nuk merret se po të donte nuk do ta kishte lejuar gjarpërin. Evrupa e ka për turp të pranoi fajet dhe krimet e sajë. Ajo më parë përligj padrejtësinë se të pranojë fajësinë.
E tashmë nuk ka Kostandin të shkojë të marrë Doruntinën. Ajo e shkëputur nga prehëri mënës qëndron atje, atje ku dikur lulëzonin limonat e portokalle, atje ku dikur valët përkëdhelnin bregun me ninulla dashurie.

"...Në Çamëri
Sa herë lind dielli
mbijnë lulet e shpresës
dhe ëndrrat përshpirten 
në rrethin e shtatë…."


Ashtu si Dantja edhe poeti ynë, pas një rruge të gjatë në ferrin e pashoq, ku çdo gjë digjet, kthehet në parajsë. Për poetin nis të lindi dielli. Lind dielli i shpreses. Shpresa motorri i jetës. Nis e gjallëron çdo gjë. Nisin të çelin lulet. Lulet lidhin frute e frutet fara. Farat do të mbijnë përsëri në truallin çam. Është shpirti çam që nuk është zhdukur. Është dashuria për tokën e shenjtë, që, edhe pse e larë me gjak, ruan akoma aftësinë rigjeneruese. Sepse ëndrrat pëshpëritin në rrethin e shtatë.
 
...Atje –
veç Zoti nuk është zënë peng…


Gjithçka u kanë marrë çamëve, vetëm shpirtin e tyre nuk kanë mundur tua marrin. Vetëm identitetin e tyre nuk mund tua martin. Kudo që janë, herë në heshtje, herë me zë të ulët, herë duke ngritur zërin deri në qiell ata, përveç shqiptar, të thonë jemi çam. Jemi e do të mbesim dhe, një ditë do të kthehemi në Çamëri.

Ky është poeti i fjalëve të koncentruara e të vendosura me shumë kujdes në vendin e vet, Haxhi Muhaxheri, i cili ashtu si në të gjithë opusin e tij na dhuron poezi të mrekullueshme, poezi, të cilat e pasurojnë fondin e artë të poezisë shqipe. Poezi që do të ishin një lëmë i mirë studimi për studiuesit e poezisë. Për nga paraqitja estetike, stilistike e artistike do të ishin një material i domosdoshëm për të qenë në antologjitë shkollore…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen