Mittwoch, 6. April 2011

Rrustem Geci: POEZI ME ÇAMËRI

Rrustem Geci
 

POEZI ME ÇAMËRI
 

LUTJA E ÇAMIT

A më lë o tokë të qaj
unë dua tek t´i një varr
unë dua këtu të vritem
gjaku im të mos thaj

Gurë gjyshi kam këtu
në beteja i ka mbjellur
brenda ka disa këngë
gjyshi im i ka shkruar

A më do o tokë për vete
a më pranon të vdes këtu
të betohem jam ardhë
tek shtëpia ku kam jetu

A më lë o tokë të dua
gjaku i varreve më troket
guri gjyshit atje brenda
ngritu o bir, më thërret!..



TTROKITJE ÇAME

Në këngët me Çamëri
Fjalës i bien drithma
Djersë të ftofta kohe
Të rëna të përgjakëta

Në këngët me Çamëri
Populli i vogël çam
Çdo ditë i bie daulles
Se toka e tij nuk flë

Në këngët me Çamëri
Të trojeve të ilirisë
Çami tregon Greqinë
Lirinë e tij të shkelur

Në këngët me Çamëri
Prej ku nis Çamëria
Plot lule gjaknxehta
Me këngë çame çelin
 
 

Ç A M Ë T

Çame , Çame, Çamëri
ke kraharorin me flori
I ke krojet bar me vesë
tek bie dielli po të pres

Çame , Çame , Çamëri
plot të vrara ke në gji
tri të korra në një pemë
tri të korra në një lëmë!

Çame , Çame , Çamëri
tremijë vjet moj i l i r i
populli ynë është burrë
është gjaku në flamur

Çame , Çame , Çamëri
ti moj je njëmijë hijeshi
këngën mos e lë të qaj
jepi gjakun të mos thaj



P R E V E Z A

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje Çamëri
Zot të fatit të jemi vetë

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Kam një lutje kombi im
Shqipëri jam tokë e det

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
Babë dielli dhe flamuri
Çamërisë i jepin shëndet

Kam një lutje Çamëri
Kam një fjalë amanet
S´ ka Greqi në Çamëri
Tokë e Çamit, Shqipëri!..

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen