ÇAMËS
Dëshira s’njeh sakrificë, sy
Shqiponja Çame,
hyjneshë e mbretërisë së tokës së Shqipeve
Natyrë e dlirë, freski burimesh
mall e dhembjen, për varret e t’ parëve,
Fushat e bregore, bjeshkë e det
Joni e Mesdheu
kaltërsinë e qiellit plot diellit...!
Çame, e bukura Çame
herë si Lule, e herë si flutur e Bardhe
herë shqiponje qe mbron kreshtat, fushat detyrat
mëmësinë,qe as se harron, se shet e se falë.
Vezullon me ngjyra t’ Ylberit,
bukuri e burimeve t’ pastra t’
cemta
Çame e bukura Çame
hedhe shtatin, si flutur krah shkruar në petale lulesh
të gjeografisë arbërore, pemë në kopshtin e zemrës.
Çame e bukura Çame, dallëndyshe hir e shpresë,
lanë flatrat në brigjet e Jonit, Mesdheut e Adriatikut
etjen shuan më lotët e
dëshirës,bashkë më shqipet
Çame, ti zjarr dashuri e bukuri
arbërore.
Çame e bukura Çame, e bukura e tokës se Arbrit,
filiz ujitur më gjakun e
brezave, plagë që kullon,
zjarr e mall për tokën e varret, dashuri e dhembje.
Çame e bukura Çame, je zjarri e
flaka,
bukuri e ëmbël je dashuria vet,
e bukur, e freskët në secilën kohë
qe rinon e forcon në vite
ne mes-kohë, në mes stinë...
e bukura qe tokës se Arbrit,
rritur ne fole Shqipesh
zjarr qe te ndjej, qe kallë
Bukuri qe vjedh, gjumin e rendon vetminë e natës
e ti ndjek ëndrrën tende, qe te jesh e lire
e liri të bredhësh,herë si flutur, herë si dallëndyshe
bukurive të gjeografisë së tokasë Arbërore.
Çame e bukura Çame,vetëtime
qe godet e mbush dritë dashurie zemrën
e sikur humbësh ne kozmosin e gjerave
me godite e me le pezull nga
malli e dëshira
n’ përballje me bukurin e dëshirën për te pas
ndjenjë shpirti,afsh femër.
edhe kur gjerat s’mund te shijohen siç dëshiron
ngase secili sekondë sjell ndryshime.
Të renda plumb janë ditët,e pritja rendon
Dhembje shkakton dëshira për
të shijuar,
ç’ është ky ngatërrim, a përzierje neper kohe.
ti do vishe, ta ekspozosh bukurinë tende,
në panairin e zemrës
bukuri e rrallë qe magjeps.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen