Samstag, 19. April 2014

Vallja e Osman Takës

 
Historia e valles

Kjo valle në origjinë ishte e Epirit, por u quajt vallja e Osman Takës, atëherë kur valltari patriot Osman Taka nga Konispoli, patriot i kohës, u kap dhe u burgos në Burgun e Janinës, ku dhe dënohet me varje. Para se ta varnin ai shprehu dëshirën e tij të fundit, një orkestër, e cila të luante vallen çame. Osman Taka nisi të kërcejë para valiut të Janinës dhe bashkëshortes së tij. Vallen e kërceu shumë bukur. Falë bukurisë trupore, shkathtësisë dhe zhdërvjelltësisë bëri që vajza e valiut pothuajse të rrëzohej nga dritarja. Dokumente arkivorë të Janinës thonë realisht se që pas kësaj valleje e shoqja e valiut i ka kërkuar atij që Osman Taka të mos vritet. Dhe në të vërtetë ai u fal e që nga ajo ditë kjo valle u quajt Vallja e Osman Takës.

Osman Taka ka lindur në një nga familjet më të pasura të Konispolit rreth viteve 1848 - 1887, ku u edukua me idetë e Rilindjes Kombëtare. Ishte organizator i kryengritjeve me armë të krahinës kundër pushtuesve turq. U shndërrua si veprimtar i lëvizjes kombëtare për çlirim nga zgjedha osmane. U bashkua me lëvizjen e përgjithshme antiosmane dhe luajti një rol të rëndësishëm në degën e Lidhjes së Prizrenit në Prevezë. Arriti të bëhej një nga krerët më të rëndësishëm të kryengritjeve antiosmane dhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë.
Ka qenë njëkohësisht valltar i njohur popullor. Tregojnë se kur e dënuan me varje te rrapi i Konispolit, ai shprehu një dëshirë për të kërcyer një valle para litarit. Ajo valle e luajtur me mjeshtëri të rrallë prej tij mahniti të pranishmit. Që nga ajo kohë vallja e kërcyer prej Osman Takës para litarit ka ngelur një nga vallet më të bukura të Çamërisë, e cila ka arritur deri në ditët tona, madje duke u quajtur edhe Vallja e Osman Takës.




Teksti
 
Vallja e Osman Takës

Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman, me halle!
Vetetin me kordhe,
Shkrepetin me valle!

Ngrihesh si shqiponje,
Bie si fajkua,
Papo shkel mbi truall,...

Si sorkadh mbi thua,

Sikur do te thuash:
"Ka barut kjo toke;
Rende po ta shkelesh,
Ben shaka me koke!"

"Ç'ben ky rrenjedale, -
Turfullon valiu,-
Ç'e pandeh litarin?
Loder cilimiu?"

Rreptas ti perdridhesh,
Porsi shakull ere!
Ç'i kujton halldupit
Pritat e limeret,

Pritat e asqeret,
Prere e grire strrallit...
Hijen e mehitit
C'i vervite ballit!

Eh, mor Osman Taka,
Bir, Osman me halle,
Nje pasha dovleti
Vrave me nje valle!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen