IPE NË FLAMUR
Ipe egërsuar, Ipe me dy kokë
Njëra sheh nga Jugu, tjetra në veri
Me thonj e ke mbrojtur këtë pak tokë
Të prenë Kosovën, të prenë Çamërinë.
Ipe moj e zeza, që të prenë Atdhenë
Nga gjaku që rrodhi, e bëre flamurin
Egërsuar mbetesh, se ke bëre benë
Jug s’ësht’ Konispoli,Veri s’ësht’ Bajram Curri
Shihjani, shihjani gjuhën, Ipes me dy kokë
Dhe krahët e shtrirë, tej e tej Atdheut,
Ku jeni shqiptar, duket se ju thotë
Jeni apo s'jeni, bijt’ e Skënderbeut?!
Po sytë e saj, që s’u mbyllën kurrë,
Njëri sheh Veriun, tjetri Çamerinë,
Kur e bëm Kosovën, se ç’i ra një nur
Sikur nuse bëmë, prapë Shqipërinë
Ipe e Epirit, ipe me dy kokë
Me dy krah të hapur, Atdheut fluturim
Një orë në Shqipëri, një orë në Kosovë
Çdo sekond t’rreh zemra, moj për Çamërinë
Shenim: Në Çamëri, Ipe thërritet Shqiponja.
TAKIM I PËRDITSHËM
Përtej të përditshmes,
Përtej të zakonshmes,
Atje ku takohem
Me pragun e mallit,
Me pragun e ëndrrës
Kuquar nga gjaku,
Vaditur nga shpresa,
Piqem përherë
Me të madhërishmen.
Nënën time,
Çamërinë time ...
Kështu përditë,
Kështu përjetësisht,
Bashkë ne të dy
Çamëria ime,
Dashuria ime...
Përtej të zakonshmes,
Përtej të përditëshmes,
Tek fjala e besa e burrit,
Tek ëndrrat që s,vriten,
Tek e madhërishmja
Ku rron e rritesh,
Për ne të gjithë
Fillon e mbaron Ti
Çamëria ime.
Dashuria ime!
HËNË E VISEVE TË MIA
( Variant)
…Vinte darka, më merrte uria
Ç,të më jepte e gjora nënë?..
Na kishin shkulur nga trojet .
Shkrrumë qenë bërë shtëpiat…
… Bukën e thatë ngjyente me hënë
Hënë e verdhë, si vezë nga Çameria
Hënë me bukë, bukë me hënë
Hënë e kafshuar nga unë…
...Hënë e viseve te mia…
…Hënë, zonjë hënë,
Hënë nga Çameria…

Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
AntwortenLöschenNë fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.
WhatsApp-i i tij: +2347041196471
dawnacuna314@gmail.com