Samstag, 12. April 2014

Xheladin Mjeku - Çamëria

 
ÇAMËRIA
 
Bota sillej me sehir...
Çfarë mërie për një popull,
Për një ëndërr
Që shuhej në bebëza,
Çfarë zilie,
Për këtë tokë
Çamërie.
 
Çka më rri
Mendje ndrydhur?
Heshtje varri
Për një shekull,
Çka më rri
Në pafundësi
Ëndërrojmë s’bashku
Unë dhe Ti,
Çamëri.
 
Gjaku-dritë
E kënga jetë,
Fjalë e besës
Lirinë thërret!
Çajmë rininë
Që na u tretë
Dhe lirinë
Ku na mbet,
Çamëri!
 
Thyejmë trishtimin,
Çajmë rrethimin,
Deri në vdekje
Lëshojmë kushtrimin,
Për një shekull në synim,
Hapekrah qafojmë lirinë
Çamëri.
 
Fjalë kushtrimi merr dhenë
Gjithandej Arbërisë,
Prej nga vjen fryma e jetës,
Se kjo tokë ka zot dhe sot
Asnjë forcë nga këtu s’e lot,
Dashuria për këtë dhe
Është si drita e syve,
Është vetë liria,
Çamëria.

Rrahim Sadiku - Me mallin Ҫamëri

 
Me mallin Ҫamëri
 
Përherë më grish rrugëve të gjata
lashtësisë zbukuruar, më kthen në robëri,
më ngarkon mbi shpinë muaj, shekuj ,vite,...

me mallin për atë jug, për atë përshpirtje -
blatoj veten për ta shembur pafatin!
Më ndanë e nuk e besoj se jam botës,
endur mbi dhe, mbetur firuar pa shtëpi, atdhe,
fat i bjerrë i gjeneratave merr emrin Ҫamëri,
o sa loti merr vrap për atë dashuri!
Për ato fëmijëri shndërruar në melodi,
kujtimeve hijezuar, zbukuruar, legjenduar,
dallgët e Jonit më bartin deteve të tërbuara,
ku humb veten e ruaj veten në jetën magji
pa harruar atë prag, atë mal, atë gjak
brez pas brezi tfilluar shpresës e besimit,
shqiptarisht shtruar për të mos harruar!
Shpatë e fuqisë stanike na la pa fuqi
shpërrfaqur tërë botës me zemrën Ҫamëri
me shpritin ҫam bekuar: jam e do të jem
duke bindur shpirtin: e them e them e them!
Dhembja largimit më thot: ku shkon,
Kjo botë e pamëshirës të bjerr, të shpenzon
bukuri përrallore e shpirtit Ҫamëri lulëzon,
ajo madhështi ata gur, ato bjeshkë të larta
ngrafisur më kanë aty krismave me flamur!
Shuaj ashtu etje një horizonti nga pres agun,
dita të lindet krej e re atyre pllajave, gërxheve, fushave
atij deti të kthjelltë si zemra ҫame: ҫam ҫamërisht
ku s’ndalet ligjërimi shqip e e kënga plot dhembje,
ku malli i pashuar nuk lë të vdesim ne!

Gani Qarri - Çamëri

 
Çamëri - Mëmë e Atë
 
Refugjatë më bëri greku o Mëmë
Dhe ende sot rrugëve të mëdha vdes
Por,nëse më lë Zoti në këtë botë or im Atë...

Edhe një jetë, kthimin në Çamëri do ta presë
 
Pse isha përherë Ilir, Pellazg e Shqiptar
Nga atdheu imë më dëboi greku i pabesë
Zuri vëng në fe që na imponoi turku pushtues,
Ani se shqiptarët nuk ishin asnjëherë rob të fesë
 
E ne loti në sy që të gjithëve na djegë
Vuajmë të shpërndarë në Turqi e Shqipëri
Edhe pse vdekja nuk e dimë kur do na marrë
Përherë jetojmë e vdesim me ëndrrën për Çamëri
 
Të mjerët çamër, refugjat si na bëri greku
Dhe ne ende me shpresën për kthim presim
Por sikur neve Zoti,prap një tjetër jetë të na fal
Jashtë Çamërisë o Mëmë e Atë më nuk duam të vdesim
 
Ndaj, a s`ke nda edhe për çamët një fat
Të pyesim nga "syrgjyni"me shumë ndrojtje o Zot
Apo si ndodhi me qindra vjet jete- çamërit refugjat
Dhe vetëm për ne të mos ket, asnjë të drejtë në botë
 
 12 Prill 2014

Sergio Hizma - Vargje për Çamërinë

 
LLAVA E LOTËVE TË MALLIT PËR ÇAMËRINË
(Nga tregimi i një plaku)
 
Nëse të merr malli ti kthehesh në vendlindje
Shkon edhe puth dhe gurët e shtëpisë...

Kurse unë fatkeqi më bëhet dopjo dhimbje
Se nuk i shoh dotë bukurinë Çamërisë
 
As mall e as dhimbje, dot nuk i pushoj
Shtëpinë dhe bukurinë djajtë na i vodhën
Prej mallit dhe dhimbjes që kurrë si harroj
Sytë mu qorruan nga lotët që rrodhën
 
Sa vite na ikën që nuk e kam parë
Portën e shtëpisë shpirtin kam të vrarë
Mall o mall i djegur bashkë me zemrat tona
Zot i madh na i kthe atë që është jona

 

Remzije Zekolli - Çamëri...




Remzije Zekolli

ÇAMËRI MOJ
 
Fushat e Çamërisë në gjak
Në vaj nënash e fëmijësh cullak
-A ka zot,...

Të mbrojë një popull!?
Kokat ranë sikur gjethe
Të zverdhura në vjeshtë
Ranë ëndrrat dhe tapitë
Ranë fushat si shkumë deti
E klithjet u gëlltitën në pafundësi
Çamëri moj
Çamëri



MË DHEMB ÇAMËRIA

Valët e trazojnë shkëmbin
E ai ende nuk jepet
Erërat e trazojnë rrapin e vjetër
E gjethet ikin pa kokë qiellit
E bien në tokë të verdha
E unë qaj për Çamërinë...

E mua më dhemb Çamëria
Sesi vyshket dhe lulja e gjakut
Nga vesa e vet e verës së vonuar
Çamëri moj Çamëri

Mittwoch, 9. April 2014

Xhavit Gasa - Çamëria


ÇAMËRIA

Çmëria,
plagë që dhemb,
te çdo shqiptar...

Plagë,
që shërim pret,
sa më parë...

Plagë e hapur,
në sytë,
e Europës plakë...

Europa e ré,
e sheh,
e nuk e ve ré...

Çohu,
pra shpitar,
ti dhe shkundi

Politikanët,
dhe Europën,
zgjoi nga gjumi...

Donnerstag, 19. September 2013

Fran Ukcama: Çameria...

 
ÇAMERIA
FLATRA NË KRAH SHQIPONJE

Mund të ketë vija në harta,
ndarë pa pytun,
prej të forteve,...

brenda shpirtit Kombit Moçëm,
Çameria- krahu i Shqiponjes.

Mund të ketë absurd epoke,
të shpërngulen dhunshëm trojesh,
në Kujtesën e shpirtit çam,
rron sa jeta, zjarri i votres..

Mund të ketë, edha ka,
andrra që bahen zhganderr,
flas me mikun çam ketu pra,
do vijë dita,
shpresë me shpirt,
ti, nji ditë do të më presesh,
te oxhaku, i Tëpareve,
Jonit buzë, në Igumenicë!