Samstag, 12. April 2014

Kamber Cano - Hapeni atë portë

 
HAPENI ATË PORTË...


(Poezi e shkruar atë ditë që u ndodha për herë të parë para kësaj shtëpie të prindërve të mi,në fshatin Arpic në Çamëri, i revoltuar që nuk ma hapën portën për të hyrë brenda)


Trokas në portën e shtëpisë sime në Çamëri.
S'ma hap njeri.
Hapeni atë portë.
Është shtëpia ime,
nuk e dini?
Më lini të ngjis ato shkallë.
Ne odën e miqëve ,ulur mbi çilte
më pret nëna,
babai.
Më lini të puth duart a saj.
Të ndjej puthjen e babait mbi ballë.
Kam malle.
Hapeni.
Sot po ju trokas me tik-takun e zemrës së malluar.
Nesër do trokas me tik-takun e shpirtit të revoltuar.
Ju mund ta mbyllni me 100 buklica ,
atë shtëpi,
por une do te hy,
Ajo, ka një portë të fshehtë.
Portën e zemrës,
që ju nuk e dini.
Atë,s'mund ta mbyllni.
Sot,ju,doni të më mbyllni portën e shtëpisë.
Dijeni,
se nesër do më hapni gjithë portat e Çamërisë.
 


JAM BIRI YT...

Ta ndjejë dhimbjen
Çamëri.
Ta ndjejë zërin,
o tokë e ëmbel.
Edhe pse jam shumë larg.
Nuk kam nevojë për vesh e sy...

për të ndier zërin dhe parë tu.
Të ndjejë
dhe të shoh me zemër.
O tokë e larë me gjak.
Nga lotët të është tretur veshtrimi.
Nga lotët të dhembin sytë.
Që ti,
të shohësh nesër kur të zbardhë agimi
..po të fal të mitë.
Jam biri yt Çamëri.
Ndaj thirrëm o nanë kur të jesh në rrezik.
Nuk kam armë ?
E di.
Por kam penë dhe zemër.
Dhe nga lufta nuk kam frik.
....se jam biri yt.



ULLINJTË E ÇAMËRISË

Jam ulur mbi tokën tënde Çamëri.
Në një lëndinë plot bar e lule shqerë
Rreth meje ullinjë.
eh sa shumë ullinje,
nga të parët e mi mbjellë.
Shpinën kam mbështet mbi një trung ulliri shekullor....

Një degë ulliri mbaj në dorë.
Mbyll syte dhe....
shoh babanë.
Mbi supe një shportë te madhe me ullinjë të argjendë mban.
Një qeleshe te bardhe mbi balle.
Në gjoksin e djersitur
të zbërthyer një këmishë të bardhë.
Mga rrezet e diellit ,djersa i ndriçon si margaritar.
"Eja bir-më thotë-
Të mbledhësh ullinjtë e tu.
Janë shumë rrënjë o bir.
fillojnë që këtu,
dhe ku përfundojne ...as unë nuk e di ku."
Mbas babës im më.
E lumtur buzeqesh.
"Shihi tërë këto toka o bir.
Është e jotja gjithë kijo pasuri.
Mos harro,
se kijo tokë është vaditur me djersë
nga të parët e tu dhe të mi"
Hodha sytë verdallë:
toka dhe ulli.
Thonë
se një kurore ulliri mbi ballin njerëzor simbolizon lavdinë.
Kuptova ,
përse perëndia e ka mbushur ballin e Çamërisë plot me ullinjë.



DHIMBJE

Rënkojnë shtëpitë e braktisura.
Nga dhimbja
qajne si fëmijë.
Aty,
në të bukurën Çamëri.
Jetojnë në vetmi....

Kanë ftohtë.
Kanë vapë.
S'ka kush i mbulon.
S'ka kush i freskon.
Të zotët kanë ikur largë.
Qajnë shtëpitë .
Nga dhimbja qajnë me lot.
Kërkojnë të zotë.
Heshtin shtëpitë mbi det.
Shtëpitë nën re.
Heshtin të lotuara.
Sepse.....
kemi heshtur dhe ne.

 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen