Sonntag, 13. April 2014

Ismet Aliu: KUJTESË

Ismet Aliu

KUJTESË

Një pjesë Trupi na e prenë...
Perënditë në Olimp heshtën

Pa shih Qyqët
Si e mbajkan kokën ulur

Tash sa kohë
Dhembja na e ha mëlçinë
Si Promotheut indiferenca

Syri Mall i Plasur
Çmallet me Bubulinën,
Dhe pi Etjen, dhembjen
Në Kroin e Boçarëve

Medet
Sa shumë digjka kujtesa…

Rrahim Sadiku - Ti derdh gjak nga tanët

 
Ti derdh gjak nga tanët
 
Ali Pasha
Mos na bëj të derdhim lotë,
Jemi tanët...

Jemi suliotë!
Ali Pasha!
Vit pas viti,
Plagë pas plage
Suli ra!
Pse je kaq i pamëshirshëm,
Mbi ne, që jemi tanët,
Ali Pasha!
 
2.
Napoleon Zerva
Si lahesh ma gjak,
Hijenë je?
Si vranë e pret kështu tanët?
Si s’ke dhembshuri,
Për tokën e të parëve
Si shkrumbon këtë Ҫamëri?!
O, ti derdh gjak nga tanët,
o Zerva!
Mos Ali Pashai
Porosi ta la?
Napoleon Zerva!
 
3.
Shkon gjaku teposhtë
Qielli nxin përmbi
Napoleon Zerva
O kombmohues lubi!
Si vret popullin tend
Për të bërë Greqi!
Gjaku shon teposhtë
Përmbi qiell i zi
Atje is shtrigan përhapur
Një Ali Pasha
Një Zerva lubi!
 
4.
Dhembja gjithnjë shtohet
Për ty Ҫamëri,
Me frymëmarrje liri -
Dielli do të ngohë
Përsëri për Ty.
 
13.04. 2014

Samstag, 12. April 2014

Musa Jupolli - Çamëri...


Çamëri shpirti im!

Natyra është e natyrshme ,...
Të tillë e krijoi Hyu Çamërinë !
 
Seç poet më thonë
Nga dhé që më lindi
At - Mëmë
Gjysh e Babëgjysh
Gjergjin stërgjysh
N' udhëtim- n' udhëzim
Kujtesë në pemurina
Kopshte në vallëzim ,
Fletë virgjire
Lisi metaforë që flet
Hymni melodi
Lirika ime në Liri
Vepër aty je , ËSHTË
Bëra timen kohë të Historisë
Vargjet e mia zgjim
Njësim shikim
Çamëri shpirti im !



Valle Çame

Vallëzo
flokgjatë
butësi
fytyrë romantike

Sheqerke...

nga zëri

Bukuri çame
lot qetësimi

Krenare e fisnike
e ndritshme
shtatore Hyjnisht

Vallëzo
valle çame
motra e Dardanisë

Sjellje klasike
magjia erotike
Ajërore e lehtë
portrete
Arbërore

Vallëzo
frymëzimi im
në duar
the
është butësia
biografia e emocioneve t'mia
e veshur me rrobën më të bukur
vallëzim n'dallgore
krijesë magjike
e historisë
e qetësisë
e mrekullisë

Rrugën tënde
vetëm unë ta gjej
zërin tënd
vetëm unë ta ndjej
Çamëria ime !

 

Parga Jonë
( Çamërinë ta sherojmë )

Përplasje neolitike
mitologjia jonë
n'harresë t' kohërave
n' harresë t' egoizmit
n' harresë t' ideologjisë
historia e Epirit
Çamëria jonë

Parga bukuri që vret
venedikasit
napoleonët
austriakët
britanikët
thyen qafën
Ali Pashë Janina
i Zoti i shtëpisë
ulet n' vend të vet!

Pesë shekuj para Krishtit
Mollosët i dhanë
lulëzim Epirit
Çamërisë tonë!

Odysea n' male
ku lumi gjarpëron
Arta e njohur
n' miqësinë e saj !
Olimpias n'gji Aleksandrin
Pirros Romën e thej !

Po sot nuk jemi
n' harresë
as n' egoizëm
as n' ideologji
Poeti
na thërret bashkë me TY
O IMJA ÇAMËRI



Misioni letrar


Ti poet që i kendon dashurisë
Pa më thuaj në vena t' vlon
Si valë në dallgore fuqishëm
Lapsi në letër i atdhedashurisë
Fjala e misionit letrar
Studim e mjeshtri
Toponim e morfologji

Ti piktor hyjnizim i dashurisë
Tablo në pelhurë Atdheun
Analogji me të kaluarën e sot

Në kujtesë fotografi e pikturë
Ti arkitekt në zbukurim
Në shtizë flamuri valon
Bashkimin e Shqipërisë
fikcion e realitet

Po ti bujk në grusht dheun puthë
Bukëbardhë e bereqetshëm premtimdhënës

Mësues i fëmijëve tanë në mësim
Lahutë t' Malcis' e
O Moj Shqypni
Shkodranishte
Siomologji në gjeografi

E NËNA
Nëna o Atdheu im
Në lindje motër e vëlla
Shton dashuri
Lidhë miqësi

Vajza nga Dardania
Ka dhënë Besë
Djalit nga Çamëria
Ftesë :
Jungjatjeta ,
Jeni të ftuar
Me 28 Nëntor
Dasëm bën Shqipëria !

Kamber Cano - Hapeni atë portë

 
HAPENI ATË PORTË...


(Poezi e shkruar atë ditë që u ndodha për herë të parë para kësaj shtëpie të prindërve të mi,në fshatin Arpic në Çamëri, i revoltuar që nuk ma hapën portën për të hyrë brenda)


Trokas në portën e shtëpisë sime në Çamëri.
S'ma hap njeri.
Hapeni atë portë.
Është shtëpia ime,
nuk e dini?
Më lini të ngjis ato shkallë.
Ne odën e miqëve ,ulur mbi çilte
më pret nëna,
babai.
Më lini të puth duart a saj.
Të ndjej puthjen e babait mbi ballë.
Kam malle.
Hapeni.
Sot po ju trokas me tik-takun e zemrës së malluar.
Nesër do trokas me tik-takun e shpirtit të revoltuar.
Ju mund ta mbyllni me 100 buklica ,
atë shtëpi,
por une do te hy,
Ajo, ka një portë të fshehtë.
Portën e zemrës,
që ju nuk e dini.
Atë,s'mund ta mbyllni.
Sot,ju,doni të më mbyllni portën e shtëpisë.
Dijeni,
se nesër do më hapni gjithë portat e Çamërisë.
 


JAM BIRI YT...

Ta ndjejë dhimbjen
Çamëri.
Ta ndjejë zërin,
o tokë e ëmbel.
Edhe pse jam shumë larg.
Nuk kam nevojë për vesh e sy...

për të ndier zërin dhe parë tu.
Të ndjejë
dhe të shoh me zemër.
O tokë e larë me gjak.
Nga lotët të është tretur veshtrimi.
Nga lotët të dhembin sytë.
Që ti,
të shohësh nesër kur të zbardhë agimi
..po të fal të mitë.
Jam biri yt Çamëri.
Ndaj thirrëm o nanë kur të jesh në rrezik.
Nuk kam armë ?
E di.
Por kam penë dhe zemër.
Dhe nga lufta nuk kam frik.
....se jam biri yt.



ULLINJTË E ÇAMËRISË

Jam ulur mbi tokën tënde Çamëri.
Në një lëndinë plot bar e lule shqerë
Rreth meje ullinjë.
eh sa shumë ullinje,
nga të parët e mi mbjellë.
Shpinën kam mbështet mbi një trung ulliri shekullor....

Një degë ulliri mbaj në dorë.
Mbyll syte dhe....
shoh babanë.
Mbi supe një shportë te madhe me ullinjë të argjendë mban.
Një qeleshe te bardhe mbi balle.
Në gjoksin e djersitur
të zbërthyer një këmishë të bardhë.
Mga rrezet e diellit ,djersa i ndriçon si margaritar.
"Eja bir-më thotë-
Të mbledhësh ullinjtë e tu.
Janë shumë rrënjë o bir.
fillojnë që këtu,
dhe ku përfundojne ...as unë nuk e di ku."
Mbas babës im më.
E lumtur buzeqesh.
"Shihi tërë këto toka o bir.
Është e jotja gjithë kijo pasuri.
Mos harro,
se kijo tokë është vaditur me djersë
nga të parët e tu dhe të mi"
Hodha sytë verdallë:
toka dhe ulli.
Thonë
se një kurore ulliri mbi ballin njerëzor simbolizon lavdinë.
Kuptova ,
përse perëndia e ka mbushur ballin e Çamërisë plot me ullinjë.



DHIMBJE

Rënkojnë shtëpitë e braktisura.
Nga dhimbja
qajne si fëmijë.
Aty,
në të bukurën Çamëri.
Jetojnë në vetmi....

Kanë ftohtë.
Kanë vapë.
S'ka kush i mbulon.
S'ka kush i freskon.
Të zotët kanë ikur largë.
Qajnë shtëpitë .
Nga dhimbja qajnë me lot.
Kërkojnë të zotë.
Heshtin shtëpitë mbi det.
Shtëpitë nën re.
Heshtin të lotuara.
Sepse.....
kemi heshtur dhe ne.

 

Gjeto Turmalaj - Poezi për Çamërinë

 
FOLË O ÇAMRI MARTIRE
                
Me rastin e 27 Qershorit, dita përkujtimore
e gjenocidit të tmerrshëm të vëllezërve çame.

O...Çamri martire,
O tokë e përflakur....!
Fole,
pse akoma nuk të është tha gjaku?
 
Atë gjak, as lumenjt Beri e Kalamasi nuk e lau,
edhe për sa kohë të mohohet e verteta,
a thua për salvimet e tua edhe 50 vjet tjera...?

Thirr, o Çamri se mbete e mjera
prej gjenocidit ç'njerzor të Napoleon Zervas.
 
Fol, ti o Kosturë, Konicë, Janinë,
Filat, Prevezë, Arta e Follorinë,
përse, tu harruan kryqzatat,
ku 1944-tra e 45-sa, ti dogjën edhe 68 fshatrat.
Lësho kushtrimin përse bota
atë tragjedi s'po e njeh ?
Ngrije zërin o Shqiptar deri në O.K.B.
 
Fol pra, kush duhet me folë !
pse historia atë kasaphanë ,
kush po e fsheh ?
 
Aty Tempulli i Dodonës flet Ilirisht,
fol, o Çamri me bijtë e tu trimnisht.
Shqiponjat e Sulit atje mbi shkëmbë,
vajtojnë si "zanat" .
Marko Boçarin në Istikam e lëshon gjëmën,
klith e bërtit se të erdhi rradha
për ditët e bardha.
 
Çonju të gjithë në këmbë,
Shqiptarë të bashkuar në një kudo janë,
në revoltë me të gjallet...
...çonju nga varri edhe ju o martirë Çamë ,
për të shejtën të drejtën tonë,
për trojet e mrekullueshme të tokes Amë.
 
______________
Poezia publikohet ashtu si e ka derguar autori.

Xheladin Mjeku - Çamëria

 
ÇAMËRIA
 
Bota sillej me sehir...
Çfarë mërie për një popull,
Për një ëndërr
Që shuhej në bebëza,
Çfarë zilie,
Për këtë tokë
Çamërie.
 
Çka më rri
Mendje ndrydhur?
Heshtje varri
Për një shekull,
Çka më rri
Në pafundësi
Ëndërrojmë s’bashku
Unë dhe Ti,
Çamëri.
 
Gjaku-dritë
E kënga jetë,
Fjalë e besës
Lirinë thërret!
Çajmë rininë
Që na u tretë
Dhe lirinë
Ku na mbet,
Çamëri!
 
Thyejmë trishtimin,
Çajmë rrethimin,
Deri në vdekje
Lëshojmë kushtrimin,
Për një shekull në synim,
Hapekrah qafojmë lirinë
Çamëri.
 
Fjalë kushtrimi merr dhenë
Gjithandej Arbërisë,
Prej nga vjen fryma e jetës,
Se kjo tokë ka zot dhe sot
Asnjë forcë nga këtu s’e lot,
Dashuria për këtë dhe
Është si drita e syve,
Është vetë liria,
Çamëria.

Rrahim Sadiku - Me mallin Ҫamëri

 
Me mallin Ҫamëri
 
Përherë më grish rrugëve të gjata
lashtësisë zbukuruar, më kthen në robëri,
më ngarkon mbi shpinë muaj, shekuj ,vite,...

me mallin për atë jug, për atë përshpirtje -
blatoj veten për ta shembur pafatin!
Më ndanë e nuk e besoj se jam botës,
endur mbi dhe, mbetur firuar pa shtëpi, atdhe,
fat i bjerrë i gjeneratave merr emrin Ҫamëri,
o sa loti merr vrap për atë dashuri!
Për ato fëmijëri shndërruar në melodi,
kujtimeve hijezuar, zbukuruar, legjenduar,
dallgët e Jonit më bartin deteve të tërbuara,
ku humb veten e ruaj veten në jetën magji
pa harruar atë prag, atë mal, atë gjak
brez pas brezi tfilluar shpresës e besimit,
shqiptarisht shtruar për të mos harruar!
Shpatë e fuqisë stanike na la pa fuqi
shpërrfaqur tërë botës me zemrën Ҫamëri
me shpritin ҫam bekuar: jam e do të jem
duke bindur shpirtin: e them e them e them!
Dhembja largimit më thot: ku shkon,
Kjo botë e pamëshirës të bjerr, të shpenzon
bukuri përrallore e shpirtit Ҫamëri lulëzon,
ajo madhështi ata gur, ato bjeshkë të larta
ngrafisur më kanë aty krismave me flamur!
Shuaj ashtu etje një horizonti nga pres agun,
dita të lindet krej e re atyre pllajave, gërxheve, fushave
atij deti të kthjelltë si zemra ҫame: ҫam ҫamërisht
ku s’ndalet ligjërimi shqip e e kënga plot dhembje,
ku malli i pashuar nuk lë të vdesim ne!