![]() |
Ajne Ibërhysaj |
NË ÇAMËRI ASHTI KULLON PËRJETËSIÇamëriLundron mbi rërën e zjarrtë të kohësVitet mortore gdhenden me vijat e hartësRrugët ndriçojnë horizontet e mjegulltaLotët bien e i njomin gjethet nën tokëFusha e pafundme me qiell të veniturShtëpitë pluskojnë terrE dritaret kërkojnë dritënKoha matë heshtjen e gjëmon stralliDheu si një varr lundrues e varros qetësinëE Ti mbetesh si lulja nën akullÇamëriErërat të rrëmbejnë e valët lëshojnë klithmëEdhe paqja venitet përball tejeAkujt shkrihen e mbijnë gjethnjomatFlet dhimbshëm arkitektura drithërueseZgjon një zëShekujt ringjallin mijëra melodi dhimbjeshNë Çamëri ende lind dielliEnde tymon e këndohet pathosi IlirikSi bajrak prekë kraharorin e lumon qiellinErrën vitet e ashti kullon përjetësiMbështjellë kohën si shpend i përgjakurShekujt dremitën e rruga njomet me gjethe dafine
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen