Donnerstag, 17. September 2020

Pullumb Ahmeti: KLITHMË E SHPIRTIT



KLITHMË E SHPIRTIT

/Në përkujtim të masakrës dhe genocidit të bandave greke
të Napolon Zervës ndaj popullsisë martire shqiptare të Çamërisë/

Dhimbja mbi supe ndër vite rëndonte si male
kujtimet ikur vatrës natën gjëmës që e përgjaku
oj nane, ç'i ka, çi gjëmon e ulëret çeçi në sokake?
krisma pushke presin përgjysmë jetën e një plaku.

Fëmija sytmerruar në sergjen u fsheh nga paniku
porta shqyhet prej bishash ç'mendurisht kafshërore
vajguri, cekure dhe thika mbërthyer ulërisnin si ujku
dridhej foshnja barkut të nënës nga bishat zervore.

Tmerri mbuloi qiellin e Çamërisë me zjarre përflakur
banda vrasësish bekimin e kryqit u jepnin prifterinjtë
bij martirësh binin e gjakun derdhnin për tokën çame
thikat makabre çanin barqe nusesh mbushnin prenjtë.

Klithma e shpirtit të plagosur vrarë erërave të kohës
nën hark'kalaje kujton përgjakjen e natës Bartolomeut
supet tkurrur nga dhimbja e pamat vështron tej kodrës
aty ku si zogj krahprer ikët rrëpirave drejt mëmëdheut.

Çameri, vendi përrallor ku Pirro Epirioti ngriti mbretërinë
Çamëri ku bijt legjendar lirin i dhanë vendit të helenëve
Çamëri e të bukurave vasha pashallarët gjetën dashurinë
Çamëri o vend i bekuar përrallor gjyshrit tregojnë netëve.

Për ty Çamëri i thura përvjetorit të përgjakur këto vargje
zemërplagosur rend kohrave të gjesh djalin vrar ditë dasme
bijën barkçarë me foshnjën klithur gjirit te thar të së ëmës
burrin festebardh fjetur me armë përgjithmonë buze një are.

27 Qershor

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen