Freitag, 20. November 2015

Çamëri ty kurrë s'të qava

Poezi nga Fran Ukcama

Çamëri ty kurrë s`të qava,
edhe tash për ty s`kam vaje
Sa herë zbres në anët e bardha,
Bardh jeshil ty të kam pranë,
Jeshil, blu dy sytë e ty,
Dhe prej qiellit dhe prej detit,
Ti ke qenë edhe tash je,
Amëz, bukuri e dheut...

Çamërti ti je legjëndë,
ti je tokë kthyer në malle,
ti je ndjenjë,
je ndërgjegje e pathame,
kaloj këtej si një drumtar,
marr me vete brënga e halle,
mërmerima, urti zërash,
që tundin dheun në varre...

Ty nuk të mbush me lot,
As dhe sot, por dhe as mot,
Dhe pse je toka e mohuar,
Një plagë shekulli mbetë mbi botë,
Se e di,
Kur je ti, jam dhe unë, edhe ai,
është kujtimi që bleron,
Moj e bukura pa çati...

Po pse ty kaq thellë të dua,
Se ti je si mish me thua,
Mish me thua shtatit Kombit,
Askërkund nuk kam qëlluar,
Askërkend nuk kam lenduar,
Vetëm djepin thyer në votër,
vetm varrin mbi një kodër,
ku s`paqtojnë gjyshërit e lodhur...

Dhe ullirin tharë goje,
për pak ujë e fjalën n`soje,
atë fjalën që kurrë nuk shqitet,
që e flasin vetëm shqipet...

Çameri, krahnorit tend kur vi,
Mjekoi plgë,
mbushem liri,
Marr shumë zjarr e dashuri,
Trastën e fus në gji,
Edhe kthehem në Shqipëri...

Ti je unë,
Dhe unë jam ti,
Ani pse ndarë në vegjëli,
Bashkë jetojmë, një dashuri,
në gene, në gjak të ri,
në gojëdhëna , në histori,
si bilbili në kafaz,
mbyllur n`padrejtësi...

Pse të dua, pse më do,
Askurkush mos të zilevet,
Askërkush mos të rrëmbehet,
Zoti t`ua kthjelloi mendjet
Sikur dielli e don hënën,
Sikur i biri e don nënën,
Amaneti, ti dhe unë,
Ti dhe unë, jetojmë mbi brëngën,
Gjaku i shpirtit kurrë nuk zhbëhet,
lulen rritë,
e rritë me vesën
si dhe shpresën!
Çamëri nuk je më ëndërr!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen