Sonntag, 1. November 2015

Lumturi Plaku - Baladë për Çamërinë


BALADA E BALADAVE....AH MOJ NENE…

S’të harroj o nana ime, me zemër copë e thërrime,
jemi rritur bashkë të dy, ti me mua e unë me ty.
Ti ngelur nuse e re, unë copë mishi, çilimi…

Si hije më vin në mëndje 
larg, shumë larg,
gjyshi plak, gjithëmonë në shtrat,
edhe gjyshja, fjalë tharë e në të qarë,
ikur nga ai vend i lashtë, shumë i bukur,
Çamëria me shumë plagë.

Eh, shumë shpejt, jo për moshë e pleqëri,
por prej kupave helmit pirë,
gjyshe e gjysh ndrruan jetë,
ngelëm vetëm larg Çamërisë, jabanxhi 
ja ashtu siç thoshje ti;
“jemi vetëm ne të dy, ti me mua e unë me ty”.

Ah, moj nënë shuar e tretur, ah ta dish sa më mungon
ma ke lën zemrën shpell bosh, asnjë gjë nuk ma plotëson,
s’të harroj bashkë me kujtesën, qe e kam para syve gjallë,
që kur isha çilimi e deri sa të pata pranë.
Në çdo vit …
pas datës,që kisha lindur,
jo më shumë, por pesëmbëdhejt ditë
në prak të shtëpisë u ulje e hidhje shikim nxirë,
drejt jugut të Shipërisë.

Të dridhej mjekrra purtekë, nofullat me forcë shtrëngoje,
sytë e bukur mbytur lotë, majtas , djathtas rrotulloje,
sikur plagët kurrë mbyllur, hapur larg në Çamëri,
i kërkoje ti mjekoje, bashk me zemër e me shpirt.

Unë i vogël nuk kuptoja, por hallet më rritën shpejt,
e një vit ...
pesëmbëdhjet ditë mbas asaj, që mbusha dhjet,
kur të pash ulur në shkallë, tu mbështeta përmbi sup,
mbuluar me mijra puthje e të mora erë në gushë.
Më s’durova e të pyeta përse qaje,
të kërkova me këmbëngulje, me mua hallin ta ndaje.
Ti mu ktheve përnjëherë,më hodhe duart mbi supe,
më shikove me merakun e një nëne,
e më the; 
jo o bir, jo! Je i vogël, shpejt akoma,
s’e mban dot’, është e rëndë për ty kjo dhëmbje…

S’tu përgjigja, por tu ula atje pranë
e i prer, si burrë, të thash;
Folëm… folëm… thuam nanë…
Zbrazma zemrën me gjithë ç’mban,
Se s’je vetëm, jemi dy…
siç ke thënë, më ke mua e të kam ty…

Ti mu ktheve, më shikove me dhimbje e me keqardhje,
e më ledhatove faqet,
më vure buzët në ball 
e fillove mbushur dhimbje, një nga një, fjalët ti nxirrje:

“ Si ajrin, që më mban frymën,
pres të bëhesh burrë, o bir,
se kam shumë e shumë të them e veç teje s’kam njeri…
Të të flas për far e fis, të të flas për origjinë,
të të flas për të madhen,
për të bukurën, për të lashtën, për të pasurën Çamëri…
Oh, mor bir!
Mezi pres të më rritesh, të më bëhesh krah, vëlla,
të të flas pse je jetim e pse ke ngelur pa baba…
E tani dhe në s’je burrë, bëhu burrë, 
se ato, që do ndëgjosh janë llahtar e mynxyr,
shëmbin male, dridhërojnë tokë, thyejn hekur e plasin gur.

Ishe I vogël, pesëmbëdhjet ditësh e unë nuse e re lehonë,
kur ndëgjova ulurima, kuje e vaj…
e shpejt dola në ballkon.
Por … ç’të shifja, lemeri!
Gyshja jote, nëna e babit,
çirrte faqet, shkulte flokë e me të qara përsëriste;
“Oh, e mjera, djali nanës, djemt tanë, burrat , trimat,
oh, llahtara e Çamërisë,
po notojnë në pellgje gjaku, masakruar, torturuar,
vrar e prer, kasaphanë kthyer xhaminë !”.

Oh ç’fjalë tmerr, me vrap u ngrita,
hodha sytë, ku ishe ti e me dridhërima, thash me vete;
” fal o Zot që është i vogël,
që s’kupton e në djep flë si ëngjëll”.

Me një frymë zbrita shkallët, ju afrova gjyshes tënde,
i flisja, e përqafoja ta përmëndja,
se mu duk sikur u çmënd
e të merrja vesh për gjëmën…

Ajo me flokët lëshuar, me fytyrë, shikim re nxirë,
me fjalët,që dilnin copa e me gulçimë,
më tregon me sy xhaminë,
e më thotë;
“Bijë , o bijë…
Ç’të të them është llahtari
Burrat kapur në befasi,
të çarmatosur, duke u falur në xhami,
i kanë troturuar gjallë… thyer kocka, nxjerr sy
ju kanë prerë duar e krahë
e në mes klithjesh... 
të gjithë therur, si berrat me thik në gryk .
Ç’të të them, bijë o bijë 
na kanë lënë si qyqe mali,
vran tët vëlla, vranë tët shoq, oh e mjera, vran tim bir …
gjithë burrat e fashtit tonë janë të vdekur në xhami!”

Mora nanën, e ula në anë të shkallës 
e me vrap duke qarë vrapoja në mes mëhallës,
por kur hyra në xhami,
oh ç’kam parë me këta sy… s’jam e zonja,
ta them s’di!

Në pellg gjaku, të copëtuar, nxjerr syt, 
prerë hundë, këmbë e krah, 
në gryk me vrymën e thikës, nga ju dilte akoma gjak, 
pranë e pranë, gjeta burrin, baban tënd e tim vëlla.

Fortë gërthita… burrë o burrë, o shpirt vëllaaaaa!!!!
Oh moj nënë ,moj nëna ime, më mirë që s’je në dynja
që s’je e gjallë, të shihje këtë hata…
Mu dukën muret, dritaret e tavani i xhamisë,
sikur më vinin vërdallë,
mu drodh trupi, syt mu errën, nuk shikoja,
djersa më mbuloj si krua, në shesh e këputur rashë…

Nuk e di sa kisha ngelur ashtu shtrirë si degë e prerë,
më përmëndi një dorë mbrapa,
që mundohej të më ngrente,
e një zë si i dalë nga pusi, nga thellë shpirti djegur, vrarë.
E hutuar, pa kuptuar se ku isha,
hapa sytë e kur pash, veten shtrir,
në pellg gjaku, me të lyer kokë e këmbë
me krahë hedhur, një mbi vëllanë e një mbi burrë …

Njofa zërin e babait, që kish ardhur çalë-çalë,
qante vëllanë, qante mua, qante Çamërinë mbarë.

Oh ç’dhimbje kur qan një burrë,
gjë që s’kishte ndodhur kurrë!
Qarja e tij më drodhi kurmin, më përmëndi,
mblodha forcat e u ngrita, lyer gjak këmbë e kokë,
e duke qarë e numuruar, ju futa babait në gjoks

Më kish rënë një peshë si mal e çdo do mbaja më përpara?
Moshën e re, a lehoninë
vdekjen e burrit, të vëllajt, apo gjëndjen e babait,
krrusur plak, vdekur djali, pa njeri,
që dridhej si gjethja e vjeshtës, zverdhur për të rënë në tokë,
si mes dimrit e të ftohtit, ngelur pa strehëz një zog?
A merakun tënd o bir i vogël pesëmbëdhjet ditsh,
pa baba, ngelur jetim,
me një plakë, zemër copë, vrar i biri, djal i ri, shtazërisht?

Zemra më shtrëngoj si darë,
prej krahërorit të babait…
Dridhëronte e si gjëmim ,
nga e qara kish frymarrjen në gulçimë.
Eh, i shkreti!
Me ngadal më hoqii kokën, më fshinte gjakun surratit,
e më thotë me puthje ballit;
Ndëgjomë bijë, mblidhe veten,
këtë gjëmë, që na ka rënë, do e qajmë 
e do ta qash sa të jesh, për gjithë jetën.
Do qash të vetmin vëlla, 
burrin, që ta kanë copëtuar, e të re, të lanë të ve…

Si fëmijë më mori dorën e drejtë rrugës së shtëpisë,
çalë, çalë, ecte e fliste;
“Hajde bijë, mos u vono…
Të tre, bashkë …ti me vjehrrën e me djalin e porsalindur, 
me të tjerët, që po ikin, merrni udhën,
ti këtu s’bën dot’ asgjë,
me ata ngelur pa jetë, në pellg gjaku, në xhami, do merem unë.
Në obor, përmbi shkallë, si kërrcuri shkrrumb i nxir, 
ishte mbledhur vjehrra grrusht, si pa shpirt,
përsëriste me lotë lum, “bir, o bir!”.

U përkula e e mbështolla, ta ngushëlloja,
edhe unë me lot krua,
por babia pa humbur kohë , ju drejtua edhe vjehrrës edhe mua;

“Mblidhni veten se s’ka kohë!
Ngreu zonjë, merre nusen, time bijë
ikni shpejt, ka nevojë Çamëria për trashëgimi
të shpëtoni atë fëmijë !
Ju nuk dini ç’zjarr është hapur…
Në fshatin këtu matan, kanë filluar kasaphanë.
Vrasin pleq, sakater, fëmijë,
përdhunojnë vajzat e reja
Gra shtatzane, pa mëshirë, ju çajnë barkun, ju presin gjit.
Në furra pjekin të gjallë, djemt e rinj.
Ju ven zjarrin bagëtive, djegin kulla e shtëpi…

Ikni, ikni sa më shpejt, shpëtoni atë fëmijë.
Unë po munda e po më lanë,
do varros djemt e vrar e të tjerët, që kanë pranë
e në ngelsha në këtë jetë, ju ndjek pas.
Amanet, atij fëmije,
mos harroni ti tregoni nga ka ikur,
pse ka ikur, 
ku ka rrënjët, 
ku ka eshtrat e babajt e rracës tij… 
Kush e la e pse ka ngelur me bark tharë,
vëndi i lindjes, kjo e mjera Çamëri !
Amanet, se është i vogël e nuk di ç’ka lënë pas 
e ku po shkon!
Ndaj ja thoni një për një kasaphanat, që janë bërë
e kudo që të ndaloj,
Çamërinë mos ta harroj”!

Kaq më fole atë ditë nanëz moj, se çdo fjalë nxirrje me lotë,
tu hap plaga brënda zemrës e artriet rrifnin fortë…
Zgjatur duart si purtekë, dridhërimë,
prej keqardhjes, me shikim, që qante shpirti
mu afrove, më mbështolle në krahëror,
e më the;

“ Morëm rrugët, ikëm bir, u shkulëm nga rrënjët tona,
e… si shkoj????

Një ditë tjetër e në vazhdim do ti tregoj,
se këto e të tjera, që do ndëgjosh, janë dhimbje... të helomojnë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen