Samstag, 19. April 2014

Isuf Hoxha - Çamërisë

 
Çamërisë

Ju përgjërohem

Çamërisë në faqe
T’ia fshimë lotin motrës
Tokës së përgjakur, të përvuajtur
T’ia kthejmë aty të zotin....


Mos përtoni, ejani!

Pa shihni gjyshin në shkëmb ulur
Në mes oborrit aty pranë bunarit
çak, çak, me eshkë si e ndez cigaren
E fjollat e lira puf, puf fluturojnë horizontit

Mos kurseni!

T’ia vejmë gjoksin, vraponi
Kullës t’ia hapim derën
Postiqes mykun t’ia lajmë me puthje
Barishtet e këqija mureve t’ia dëlirim.

Mos u lodhni, mos pushoni!

Ju bilbila, këngën trimërisë këndojeni!
Poetë, shkruani vargje, mos ndaloni!
E ju qe gjithçka e keni Shqipërinë
Kur dëgjoni jehonën e kambanës
Bëhuni gati, të jeni gati, rrini gati!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen