Montag, 21. April 2014

Lumturi Plaku - Kufi dhimbjesh

 
KUFI DHIMBJESH

Nga mali i bukur i Saraqinit i tregoja me dorë
nënës, kufinjt, që rrethonin Konispolin tim;
"në perëndim kodrat zbresin në detin e kaltër Jon
nga jugu ca male e kufiri,që ndan me Greqinë".

"Jo", më thotë ajo e gishtin ma vë në tëmtha
"Mbaje mënd ,atje në jug, nuk është Greqi
ëShtë tokë shqipëtare e ndarë me plotë intriga...

ëshët një krahinë e bukur, që quhet, Çamëri.

Asaj toke i dogjën zëmrën, i thanë barkun
pjellën ja vranë ja therën, rreston e përzunë
je me fat që s’kishe lindur, te shikoje llahtarën
e një masakre shtazërore, që lëngonte nëpër udhë.

Një popull i zënë në befasi, gjatë natës sterrë
ndjeu lamën e thikës, të çajë, të hyjë në gjoks thellë,
në barkun e nënës me fëmijën gati për të lerë
të lindurit të llahtarisur, pa prindër ikën morën dhenë".



NANA ÇAMERI

Të krrusur, të gjakosur, të uritur, këmbët zvarrë e të rreckosur
morën rrugët një popull nga sytë, këmbët të helmuar, të vrerosur,
e me sy plot llahtarë, lemeritur nga masakrat,që pësuan
duke lënë një pjesë të tyre, në pellg gjaku, copa, çika të copëtuar

Lotët rridhnin, zëmra s’ndahesh nga një zë, që mbrapa i thërriste...

sikur qanin zana malesh e sirenat nëpër detin, që buçiste
Ikni bij, t’ju kem gjallë, veç kujtoni, se me latë me bark të thatë
NANA ÇAMERI ju pret, AMANET, një ditë këtu kthehuni prap'

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen