Montag, 21. April 2014

Ruzhdi Berisha - Në Çamëri kam nënën

 
NË ÇAMËRI KAM NËNËN

Një nënë qan për gurin e atdheut
Qan për gjakun e shqiponjës së kështjellës.

Në gurin e bardhë kam shkruar Shqipëri
Në tokën e ndarë do të ngriti flamurin e kombit.

Në Çamëri kam nënën e atdheut të Shqipërisë
Në dritë të qirinjeve do të marr pushkën në dorë....


Gjumin nuk e kam nga pagjumësia e kohës,
Por më dehën me të pavërteta të marrëzisë ...

Nënë, më fal qumshtin e gjinjve tu,
Të bëhëm i firt si drangua t’ i dal zot Shqipërisë.

Korbat më përgjakën atdheun tim të vjetër,
Shqiponja ka mbërritur në ditën e dasmës...

Flamuri kuq e zi në dasmë po valon nga era.
Në Çamëri do lind dielli e do çelë pranvera.

Një copë bukë do të ndajmë përgjysmë,
Në Çamëri kam nënën e uritur që më pret tek dera.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen