Samstag, 12. April 2014

Musa Jupolli - Çamëri...


Çamëri shpirti im!

Natyra është e natyrshme ,...
Të tillë e krijoi Hyu Çamërinë !
 
Seç poet më thonë
Nga dhé që më lindi
At - Mëmë
Gjysh e Babëgjysh
Gjergjin stërgjysh
N' udhëtim- n' udhëzim
Kujtesë në pemurina
Kopshte në vallëzim ,
Fletë virgjire
Lisi metaforë që flet
Hymni melodi
Lirika ime në Liri
Vepër aty je , ËSHTË
Bëra timen kohë të Historisë
Vargjet e mia zgjim
Njësim shikim
Çamëri shpirti im !



Valle Çame

Vallëzo
flokgjatë
butësi
fytyrë romantike

Sheqerke...

nga zëri

Bukuri çame
lot qetësimi

Krenare e fisnike
e ndritshme
shtatore Hyjnisht

Vallëzo
valle çame
motra e Dardanisë

Sjellje klasike
magjia erotike
Ajërore e lehtë
portrete
Arbërore

Vallëzo
frymëzimi im
në duar
the
është butësia
biografia e emocioneve t'mia
e veshur me rrobën më të bukur
vallëzim n'dallgore
krijesë magjike
e historisë
e qetësisë
e mrekullisë

Rrugën tënde
vetëm unë ta gjej
zërin tënd
vetëm unë ta ndjej
Çamëria ime !

 

Parga Jonë
( Çamërinë ta sherojmë )

Përplasje neolitike
mitologjia jonë
n'harresë t' kohërave
n' harresë t' egoizmit
n' harresë t' ideologjisë
historia e Epirit
Çamëria jonë

Parga bukuri që vret
venedikasit
napoleonët
austriakët
britanikët
thyen qafën
Ali Pashë Janina
i Zoti i shtëpisë
ulet n' vend të vet!

Pesë shekuj para Krishtit
Mollosët i dhanë
lulëzim Epirit
Çamërisë tonë!

Odysea n' male
ku lumi gjarpëron
Arta e njohur
n' miqësinë e saj !
Olimpias n'gji Aleksandrin
Pirros Romën e thej !

Po sot nuk jemi
n' harresë
as n' egoizëm
as n' ideologji
Poeti
na thërret bashkë me TY
O IMJA ÇAMËRI



Misioni letrar


Ti poet që i kendon dashurisë
Pa më thuaj në vena t' vlon
Si valë në dallgore fuqishëm
Lapsi në letër i atdhedashurisë
Fjala e misionit letrar
Studim e mjeshtri
Toponim e morfologji

Ti piktor hyjnizim i dashurisë
Tablo në pelhurë Atdheun
Analogji me të kaluarën e sot

Në kujtesë fotografi e pikturë
Ti arkitekt në zbukurim
Në shtizë flamuri valon
Bashkimin e Shqipërisë
fikcion e realitet

Po ti bujk në grusht dheun puthë
Bukëbardhë e bereqetshëm premtimdhënës

Mësues i fëmijëve tanë në mësim
Lahutë t' Malcis' e
O Moj Shqypni
Shkodranishte
Siomologji në gjeografi

E NËNA
Nëna o Atdheu im
Në lindje motër e vëlla
Shton dashuri
Lidhë miqësi

Vajza nga Dardania
Ka dhënë Besë
Djalit nga Çamëria
Ftesë :
Jungjatjeta ,
Jeni të ftuar
Me 28 Nëntor
Dasëm bën Shqipëria !

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen